Kryesore

Vazhdon ngujimi i studentëve, rojet nuk i lejojnë të marrin ushqime

               Publikuar në : 20:02 - 11/01/19 S.N

Studentët vijojnë të qëndrojnë në fakultete, ku janë ngujuar si një formë proteste. Edhe pse përplasja me forcat e sigurisë është një moment tensioni që tashmë ka kaluar, duket se studentët po përballen me një tjetër problem.

Tashmë, rojet nuk i lejojnë studentët që të hyjnë e as të dalin në Universitetin e Arkitekturës dhe as të marrin ushqime.

Ndërkohë, në Fakultetin Ekonomik studentët po zhvillojnë një tryezë bisedimesh. As aty rojet nuk kanë lejuar studentët të marrin ushqime, ndërkohë që u kanë kërkuar edhe emër dhe mbiemër.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT