Ekziston prej 90 vitesh si një shtet zyrtar, por prej gati 2 vitesh si selia fizike dhe shpirtërore e besimtarëve katolikë në mbarë botën. Vatikani është ngritur rreth vendit ku dikur romakët kryqëzuan Shën Pjetrin. Ajo zonë ishte vendndodhja e martirizimit të shumë të krishterëve pas zjarrit të madh që përfshiu Romën në vitin 64.
Në fakt, deri në mesin e shekullit XIX-të, kur pjesa më e madhe e shteteve papnore formuan mbretërinë e re të Italisë, Vatikani nuk ishte banesa e zakonshme e papëve, por pallati “Lateran” dhe më vonë “Quirinale”, ndërkohë që rezidenca gjatë viteve 1309 – 1377 ishte në Avinjon të Francës.
Në vitin 1870, zotërimet territorial të Papës u përballën me një situatë të pasigurt, kur Roma u aneksua nga forcat që kishin bashkuar pjesën tjetër të Italisë. Gjatë viteve 1861- 1929 statusi i Papës konsiderohej si “Çështja Romake”. Ata nuk shqetësoheshin në pallatin e tyre dhe kishin një farë statusi, duke përfshirë të drejtën për të dërguar dhe pritur ambasadorë.
Por ata nuk e njihnin të drejtën e mbretit italian për të qeverisur në Romë, dhe refuzuan të largoheshin nga Vatikani derisa çështja u zgjidh, në vitin 1929. Shtetet e tjera, vazhduan ta njohin në rang ndërkombëtar Selinë e Shenjtë, si një njësi sovrane. Në praktikë, Italia nuk bëri asnjëherë përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e Selisë së Shenjtë, brenda mureve të Vatikanit. Sidoqoftë, shumë prona të kishës në vende të tjera u konfiskuan, duke përfshirë dhe pallatin “Quirinale”, dikur banesa zyrtare e papës.
Papa Pio IX, udhëheqësi i fundit i shteteve papnore, pretendonte se pasi Roma u aneksua ai ishte “i burgosur në Vatikan”. Kjo situatë u zgjidh më 11 shkurt 1929 ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Mbretërisë së Italisë. Traktati u nënshkrua nga Benito Musolini, në emër të mbretit Vikstor Emmanueli III dhe Sekretari Kardinal i Shetit, Pietro Gaspari si përfaqësues i Papa Piu XI. Traktati përcaktonte pavarësinë e Shtetit të Vatikanit dhe i jepte katolicizmit status special në Itali.
Vatikani është zyrtarisht shteti më i vogël në botë. Ai ka një sipërfaqe prej vetëm 44 hektarësh dhe një popullsi prej afro 1 mijë banorësh. Ajo përbëhet nga Ati i Shenjtë, 62 kardinalë, 295 eklesiastë të personelit diplomatik, 56 eklesiastë të tjerë, 102 rojet zvicerane dhe të tjerët që janë pjesë e administratës.
Vatikani ka një organizim të llojit të një monarkie absolute, dhe autoriteti më i lartë është Papa. Titulli Papë e ka prejardhjen nga fjala greke “πάππας” (pappas), që do të thotë “baba”, dhe nisi të përdorej në shekullin e III të Erës Sonë. Papa më jetëgjatë është konsideruar deri më sot Shën Pjetri, që drejtoi Kishën për 34 vjet me radhë. Papa më jetëshkurtër është Urbani VII, vetëm 13 ditë, 15-27 shtator 1590. Ai vdiq nga malaria në 27 shtator 1590, përpara se të shenjtërohej. Papa më i korruptuar konsiderohet Aleksandri VI ose Rodrigo Borxhia që drejtoi Vatikanin në vitet 1492-1503. Ai pati shumë lidhje jashtëmartesore, dhe pati një vajzë Lukrecian.
Ai akuzohej për organizmin e orgjive më të mëdha në historinë njerëzore. Gjatë tyre, ai promovonte satanizmin, duke vrarë me qindra njerëz me anë të këtyre riteve të shoqëruara edhe me akte kanibalizmi, teksa kryente rite të rregullta institucionale si sodomia dhe vrasja e fëmijëve.
Selia e Shenjtë, nuk ka asnjë gjuhë zyrtare. Në legjislacion dhe komunikim zyrtar përdoret gjuha italiane. Në Gardën Zviceriane përdoret gjuha gjermane, ndërkohë që faqja zyrtare e internetit të Vatikanit është në italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht.
Flamuri i Vatikanit është i verdhë dhe i bardhë. Ngjyra e verdhë supozohet të përfaqësojë fuqinë shpirtërore të papëve, ndërsa e bardha fuqinë e tij tokësore. Qytet-shteti i Vatikanit, vizitohet çdo vit nga rreth 6 milionë njerëz. Ai ka ekipin e vet të futbollit, ekipin e qytetit të Vatikanit.
Në vitin 2000, qyteti i Vatikanit nisi të përdorë monedhën e BE-së, euron, por 2 vjet më vonë filloi të prodhojë eurot e veta me një dizenjo të veçantë. Ai zotëron disa prej muzeumeve më të mëdha në botë. Të marra së bashku ato kanë një gjatësi mbi 14 km, dhe vlerësohet se nëse dikush do të kalonte qoftë edhe 1 minutë para çdo pikture, atëherë do t’i duhej 4 vjet për të përfunduar tërë muzeun.
Ndërkohë biblioteka e Vatikanit u themelua në vitin 1475, dhe është biblioteka më e vjetër në botë. Ajo përmban mbi 1.1 milionë libra, dhe është më e madhja në botë. Ndërkohë Selia e Shenjtë ka shumë sekrete dhe dritë-hije rreth vetes. Zyrtarisht, burimet e saj financiare vijnë nga të dhjetët që u dhurohen kishave në mbarë botën.
Megjithatë dekadat e fundit janë zbuluar shumë skandale, kur Banka e Vatikanit është shndërruar në një “lavatriçe” ku grupime të ndryshme pastronin paratë e tyre. I famshmi Arkivi Sekret i Vatikani, është i përmasave të jashtëzakonshme.
Janë rreth 600 kategori të ndryshme, 65 kilometra rafte dhe 150.000 dokumente që u përkasin zyrtarisht 800 viteve të fundit. Ai cilësohet zyrtarisht si arkivi sekret i Papës. Ajo që ka intriguar më shumë studiuesit është pjesa e nëndheshme e Vatikanit.
Tunelet nëntokësore, si dhe shumë të fshehta të tjera të cilat ndodhen nën themelet e Vatikanit, janë bërë shkas për dhjetëra e qindra skenare dhe teori komploti. Besohet se në bodrumet e Selisë Së Shenjtë fshihen disa nga dorëshkrimet e lashta më të rralla. Besohet se nëse këto tekste do të bëhen ndonjëherë publike, do të zbulojnë sekrete dhe të vërteta, të cilat do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë historinë e njerëzimit./ Tirana Today