E diel, 29 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Vasili sulmon Ramën: Një rrangallë politike që do të izolojë shqiptarët

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Palët politike janë përfshirë në debatin e rradhës për miratimin e kodit të ri zgjedhor.

Për nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, kryeministri Edi Rama po shfaqet si një armik i integrimit europian pasi nuk dëgjon Europën, në lidhje me ndryshimet në kodin e ri zgjedhor.

Sipas Vasilit, Rama është një rrangallë politike që ka frikë nga opinioni i ODIHR dhe i Komisionit të Venecias.

Vasili shton, se kryemninistri kërkon të izolojë shqiptarët, dhe të varfërojë popullin sa më shumë.

Më herët, me 15 vota pro, Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili i ktheu Kuvendit ndryshimet në kodin zgjedhor, për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Fjala e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Edi Rama u shfaq sërish si një refuzues dhe një armik i integrimit europian pasi ai u shpreh se nuk do ta dëgjojë Europën, përsa i takon zgjedhjeve dhe atij i intereson vetëm e vetëm çështja e mbajtjes së pushtetit me çdo kusht e çdo mjet sepse çdo orë pushtet për të është orë parash të vjedhura dhe për këtë është gati të izolojë vendin.

Europa ishte shumë e qarte, Komisioneri për zgjerimin ishte shumë i qartë: “Prisni Venecian”. Pra merrni opinionin e Venecias, opinionin më të kualifikuar për të pasur siguri absolute që ligji zgjedhor është në përputhje me Kushtetutën dhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare që sigurojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pse refuzon Edi Rama? Pse kishte tmerr dhe nuk lejoi që të merrej opinioni i OHDIR? Pse nuk pret dhe nuk do sot që të merret opinioni i Komisionit të Venecias pasi realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është fundi i sigurt i tij.

Këtë e thotë me zë të lartë. Është shumë e qartë që këtë rrangallë politike si Edi Rama kurrkush nuk e voton dhe Edi Rama shkon me iluzionin se duke bërë truke e marifete do të arrijë ndonjë diçka të vogël. Absolutisht nuk do të arrijë asgjë.

Kjo rrangallë politike që kemi si kryeministër gjallon mbi plehra, riciklon plehra dhe sigurisht duke pasur këtë afeksion për plehrat dhe fundin do ta ketë në plehra

Kjo rrangallë politike që kemi si Kryeministër, drejton për fat të keq rilindjen, një formacion politik të degjeneruar, tërësisht të degjeneruar e cila ka vetëm një detyrë, të reciklojë të gjitha jashtë shqitjet e krimit dhe këto jashtë qitjet e krimit ti mbajë në parlament siç i keni parë me tufa, janë përzënë nga parlamenti dhe ndodhen në parlament. Jashtë qitjet e bashkisë të cilat tashmë kanë mbetur edhe bosh sepse janë përzënë që aty sepse u zunë me presh në dorë. Ky rrangallë vazhdon të riciklojë pafund drejtorë që hynë nëpër burgje deri në Vlorë nga ku është i zgjedhur. Ka ndryshuar 15 drejtorë hipoteke që deri sa të gjejë kusarin ekselent që rrëmben e vjedh tokat e bregdetit.

Atje ku është zgjedhur deputet, krye rrangalla, Kryeministri i vendit ndërron 15 drejtorë sepse duhet gjetur krye hajduti që të vjedhë pronat. Kjo rrangallë politike që drejton këtë ngrehinë të degjeneruar siç është rilindja e ka kthyer atë në landifillin e kriminelëve dhe të të kriminalizuarve. Sigurisht që Europa dhe rrangalla e kriminelëve nuk mund të jetojnë bashkë ndaj e refuzon Europën, ndaj ka ëndërr të vetëm që të izolojë shqiptarët, një ëndërr e marrë sepse shqiptarët nuk i izolon dot njeri. Shqiptarët e kanë zgjedhur drejtimin e tyre Europën, perëndimin.

Ky ëndërron që shqiptarëve tu vendosen vizat dhe mos dalin më jashtë shtetit, ky ëndërron që shqiptarët të varfërohen siç po varfërohen sepse ai adhuron tollonin e partisë së punës, ku njerëzit nuk mbushin dot as barkun me bukë sepse sadizmi i kësaj rrangalle politike, jeton dhe zhvillohet vetëm dhe vetëm mbi sadizmin për të parë shqiptarët që të vuajnë dhe për ti bërë ata të ikin nga Shqipëria, që Shqipëria të shpopullohet dhe shkretohet, për ta rimbushur atë me skllevër të rinj modernë të cilët punojnë, nuk kërkojnë para, nuk kanë gojë dhe mbi të gjitha nuk kanë votë, vota është tmerri dhe fundi i tij.

Është fare i qartë për të gjithë që asnjë njeri nuk i ndal dot zgjedhjet, asnjeri nuk i ndal dot këto të fundit. Ne këtu të gjithë së bashku, po nga kjo seli e kësaj partie të lindur me kredon e integrimit, kemi bërë dhe bëjmë gjithçka për integrimin, ndaj dhe dhamë kontribut të jashtëzakonshëm për këshillin politik në marrëveshjen e 5 qershorit që krijonte standarde bazike për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. 5 qershori që u përshëndet nga të gjithë bota.  Ajo që merr vendime për Shqipërinë. Bota që vendos ta integrojë Shqipërinë apo mos ta integrojë. Nga SHBA, nga gjithë miqtë dhe partnerët më të mirë, miq të Shqipërisë. Sigurisht janë të gëzuar dhe nuk do ta donin 5 qershori n që të miratohej, vetëm armiqtë e Shqipërisë.

Ndërsa ndryshimet Kushtetuese të këtij rrangalle politike dhe të degjeneruarve të tij në Parlament , 30 korrikun e tyre dhe këto ndryshime askush nuk i përshëndet. Por i thonë stop ndal , pyet Venecian, pyet të tjerët. Mos u përpiq më kot të kesh iluzione se do shkatërrosh zgjedhjet . Nuk u bën dot gjë vullnetit të shqiptarëve për të votuar në 25 prill. Ky verdikt është i pakthyeshëm. Shqiptarët e kanë shumë të lehtë këtë 25 prill si asnjëherë më parë. Pasi u duhet të zgjedhin lirinë, që kanë në dorën e tyre ta fitojnë me 25 prillin, apo izolimin  e rrangallës politike. Të zgjedhim punë dhe begati apo mizerjen dhe largimin nga Shqipëria.

Mijëra familje zgjedhin t’i kenë  fëmijët , të rinjtë e të rejat në shtëpinë e tyre, apo t’i kenë rrugëve të Europës , botës, kudo, mes pasigurisë, në varfëri, të përbuzur e të mënjanuar. Do të kenë një qeveri që prodhon për ta zgjidhje, punësim të ndershëm apo një qeveri që shet, blen, ha dhe grabit plehrat, e cila bën mbledhje në fusha plehrash, përfaqëson plehrat dhe riciklon plehrat, kriminale dhe jo kriminale. Ndaj kjo zgjedhje është kaq e lehtë këtë herë sa që dhe  rrangalla politike e di që shqiptarët e kanë shumë të lehtë dhe mbi 90 e ca përqind e tyre nuk duan më kurrë izolim, nuk duan më kurrë tollon, nuk duan më kurrë poshtërim, nuk duan skamje. Janë ndarë me këto në vitin ’90 dhe jo ky rrangallë, po kurrkush që do ta kishte dhe do ta shikonte në ëndërr nuk do ta shikonte dot.

Megjithatë ne i bëjmë thirrje edhe njëherë për hir të vendit, jo për hir të fatit të tij, se fati i tij është i paracaktuar dhe nuk e shpëton dot njeri, por ke orë, je mësuar të kthehesh dhe në minutën e fundit nga frikërat se ti me logjikë nuk bën asgjë. Në emër të së mirës së shqiptarëve, të mos pengimit të ecjes përpara, sepse zgjedhjet janë kusht i panegociueshëm për hapjen e negociatave.

Ti zotëri që ndave dekorata teneqera e ngazëlleve për integrimin, e morën vësh që të gjithë që ishte hipokrizi, ishte demagogji, ishte mashtrim. Ja ku është prova e integrimit. Ktheu mbrapsht nga ky ligj i tillë, jo se tremb opozitën, por i bën keq të ardhmes së vendit. Ktheu mbrapsht për të mirën e vendit, sepse çdo hap më tej e rëndon ën mënyrë aq të frikshme fundin tënd rrangallë politike, sa nuk do të bëjnë derman as paratë dhe milionat e plehrave, ku ti do që të përfundosh në mënyrë të pashmangshme, faleminderit të gjithëve!

 

Lexo edhe :   Tërmeti i 26 nëntorit, një vit më pas
Lexo edhe :   Video/ 108-vjetori i Pavarësisë: Meta dhe Rama me maskë në Vlorë

 

 

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...