Vasili: Rama ka marrë masat e kundërta, nga ato që ka kërkuar shkenca

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar sërish masat e marra nga qeveria shqiptare, në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, Vasili shprehet se qëndrimi i kryeministrit Rama në këtë kohë pandemie ka qenë tërësisht aprofesional.

Sipas Vasilit, kreu i qeverisë ka bërë të kundërtën e asaj që kërkon shkenca. Ai thotë se masat shtrënguese kanë qenë represive, duke dëmtuar qytetarin ekonomikisht dhe psikologjikisht.

“Qëndrimi i kryeministrit është orientuar nga interesi politik i ditës dhe absolutisht fare nga pandemia. Ju e dini, se OBSH ka kërkuar testim, testim, testim të gjerë. Edi Rama refuzoi publikisht, dhe tha se nuk ka nevojë fare për strategji të tillë, por do ndjekim strategji të ngjashme me atë të Zvicrës, e cila teston njerëzit mbi 65 vjec e kjo është tha ai, strategjia më e mirë për ne.

Koha nuk i dha të drejtë në asgjë, situata u bë krejtësisht kaotike. Rama mbajti qëndrim aprofesional, duke bërë të kundërtën e OBSH-së. Të gjitha organizatat ndërkombëtare kanë këmbëngulur për përdorim masiv të maskave.

Edi Rama ka imponuar karantinë mirfilli politike. Cfarë kuptimi ka nga ana shëndetësore, shtet rrethimi i fundjavës, që në disa orë vendosen disa masa. Mos do të thotë se virusi nuk përhapet në ata orë? Edi Rama zgjodhi të kundërtën e asaj që donte shkenca. Kjo kërkonte marrje masash korrekte në përputhje me pandeminë. Rama madje tha se ka bërë kurimin më të mirë të pandemisë. Kur Rama ishte më i miri i botës, ç’do i pyeste shkencëtarët gjermanë?

Pas 6 javësh pyeti gjermanët dhe ekspertët? E kush janë këta ekspertë? Të gjithë këta janë ilegalë. Konkluzionet e nxorra nga Rama janë të papranueshme për pandeminë. Ai nuk kërkoi asnjë mendim ekspertësh.  Shqipëria duke qenë e vogël mund të aplikonte metoda tepër të mira, por ka bërë masa që i kanë shkatërruar psikologjikisht dhe ekonomikisht qytetarët”, tha Vasili.

Lexo edhe :   Britania e Madhe ofron 5 mijë paund nëse pranon të riinfektohesh me Covid-19