E enjte, 21 Janar, 2021
14 C
Tirana

Vasili: Qeveria ka marrë masa të gabuara, nga 27 raste shkuam në 835

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim online me disa mjekë lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Gjatë fjalës së tij, mjeku Petrit Vasili është shprehur se qeveria nuk ka marrë masat e duhura për parandalimin e infektimit.

Sipas tij, nga 27 raste tashmë kemi shkuar në mbi 800 për shkak të masave të gabuara.

Petrit Vasili: “Themeli i gjësë mbetet që i gjithë sistemi të ketë një dekoncentrim të situatës. Vija e zjarrit, e ashtuquajtur, e vendosur në Qendrën Spitalore Universitare, është një vijë zjarri e vendosur gabim. Kemi të bëjmë me një pandemi, jo me një shpërthim epidemiologjik. Nuk duhet kufizuar në hapësirë dhe në kohë.

Nëse nuk e pranojmë pandeminë, në tërësinë e masave, por nisemi nga masa të shkëputura, do të ndodhë që të marrim masa që nuk e kufizojnë pandeminë, ngjallim mosbesim dhe nuk e bëjmë popullatën solidare me ne. Franca në 4 nëntor regjistronte 58 mijë raste. Mori masat e një lockdown-i të caktuar dhe Franca ka patur dje ka patur 4500 raste. Masat duhet të kenë efektivitet që të kufizojnë pandeminë. Masa si këto të marra deri tani, që nga 27 raste që ishte piku, në 835 raste, 40 herë më shumë, janë masa edhe të gabuara, edhe të pakonsultuara dhe që nuk e ndihmojnë pandeminë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...