Vasili: Prokuroria e kapur nga qeveria, hesht për viktimat nga Covid-19

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar shifrat e fundit zyrtare përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë. Sipas Vasilit Prokuroria hesh pasi është e kapur nga qeveria.

Ai thotë se nga data 2 nëntor deri në 19 nëntor kishte 139 vdekje nga Covid-19, ndërsa po për 18 ditë, nga 20 nëntori deri në 7 dhjetor ka pasur 265 vdekje.

Postimi i Vasilit në Facebook

Prokuroria e kapur nga qeveria hesht edhe kur fshihen vdekjet e qytetareve nga COVID!!

Si guxon te heshte Prokuroria, kur rriten 90% vdekjet nga COVID pas denoncimit te opozites!

90% eshte rritja e numrit te vdekjeve ne 18 ditet e fundit pas denoncimit te opozites ne 20 nentor.

Prej dates 2 nentor deri ne 19 nentor jane shenuar 139 raste humbje jete nga COVID ne Shqiperi.

Ndersa pas denoncimit nga Opozita te problemit te vdekjeve, qe prej dates 20 nentor deri 7 dhjetor pati 265 raste humbje vdekje.

Pra per te njejten periudhe ditesh 18 ditesh para dhe pas denoncimit te opozites rastet e vdekjeve u rriten nga 139 ne 265, pra plot 90%.

Kjo rritje eshte kritike dhe nderkohe prokuroria hesht.

Si mundet qe Prokuroria heshte pas nje denoncimi publik kaq te rende te bere nga opozita?

Si mundet qe prokuroria nuk leviz nga vendi nderkohe shifrat flasin ne menyre kritike?

Askush ne prokurori e qeveri nuk duhet te kene as iluzioninin me te vogel se kjo ceshtje mund te mbyllet nderkohe qe faktet ulerijne.

Kjo ishte Reforma ne Drejtesi?

Kapja e prokurorise nga qeveria dhe nje prokurori, qe mbyll syte edhe perpara vdekjeve.

Eshte shume e rende qe shqiptaret po thone ” ishte me mire kur ishte me keq”.

As prokuroria e perpara Reformes ne Drejtesi nuk ra asnjehere kaq poshte sidomos kur behej fjale per humbje jete qytetaresh.

P.S.Te gjitha shifrat jane shifrat zyrtare te qeverise.