E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

“Varret misterioze në Peru” 11  skelete pa këmbë, shkencëtarët tregojnë arsyen

Njëmbëdhjetë varre që përmbajnë skelete të civilizimit misterioz Moche të para më shumë se një mijë vjetëve, janë gjetur në Peru.

Dy fëmijë të varrosur në këtë lokacion kishin simbole në kafkën e tyre, ose nga tatuazhet ose shenjat që morën nën lëkurë dhe i njollosnin kockat nën të.

Një person u varros me një skeptër dhe një tjetër u vendos në një dhomë me çati – duke treguar që të dy ishin me pozitë të lartë shoqërore dhe mund të kenë qenë priftërinj.

Varret gjithashtu zbulojnë se shumica e skeleteve iu ishin hequr këmbët.

Qytetërimi Moche lulëzoi në Perunë veriore dhe e kishte kryeqytetin e tij afër Moche-së të sotme në Trujillo.

Shumë studiues besojnë se populli Moche nuk ishte i organizuar politikisht si një perandori apo shtet monolit.

Në vend të kësaj, civilizimi përbëhej nga politika autonome që ndanin një kulturë të përbashkët, siç shihet në ikonografinë dhe arkitekturën që mbijeton sot.

Drejtori i projektit Edgar Bracamonte, nga Universiteti Kombëtar i Trujillo në Peru, tha se është e paqartë nëse kufomat ishin gjymtuar, por është e qartë se këmbët e tyre nuk ishin aty kur u varrosën.

Studiuesit gjithashtu po përpiqen të zbulojnë se kujt i përkisnin mbetjet.

Zbulimi u bë në vendin arkeologjik Huaca Santa Rosa de Pucala në rrethin e Pucala në rajonin perëndimor veri-perëndimor të liklajos.

Rajoni konsiderohet një qendër ceremoniale për rajonin dhe besohet se personi i varrosur në dhomën e madhe mund të ketë qenë një udhëheqës fetar.

“Ne po mundohemi të përcaktojmë nëse ai ishte prift”, tha Bracamonte.

Objektet qeramike dhe prej porcelani u gjetën gjithashtu dhe shkencëtarët shpresojnë se zbulimet do të hedhin më shumë dritë mbi njerëzit që jetuan atje.

Vendi është disa milje larg Huaca Rajada, i njohur gjithashtu si Sipan, një lokacion arkeologjik Moche që është i famshëm për varrin e Zotit të Sipanit.

Qyteti i Sipan daton nga 50 deri në 700 pas Krishtit, në të njëjtën kohë me Periudha Moche.

Studiuesit zbuluan gjithashtu një tempull që i përkiste kulturës Wari, e cila lulëzoi në Andet jug-qendrore dhe zonën bregdetare të Perusë moderne nga rreth viteve 500 deri 1000 pas Krishtit.

Besohet se tempulli ishte ndërtuar midis viteve 800 dhe 850 pas Krishtit dhe shpresohet se do të gjenden përgjigjet në lidhje me kulturat para-hispanike në rajon në atë kohë.

Në varrezat e tempullit, ekspertët gjetën kocka deveje, sende të gdhendura, shishe dhe sende metalike që mund të jenë përdorur si oferta.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...