E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Varianti i ri i koronavirusit mbërrin në Kosovë, konfirmohen 3 rastet e para

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha ditën e sotme se tre mostra kanë rezultuar pozitive në variantin britanik të koronavirusit në Kosovë. Ai informoi se 30 mostra janë dërguar për analizim në një laborator në Gjermani.

“Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitivë”, u shpreh Zemaj gjatë një konference për mediat.

Aktualisht Kosova ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Britanisë së Madhe, shtet në të cilin ky variant u zbulua për herë të parë në shtator të vitit 2020.

Ky variant është thënë se është më përhapës dhe më vdekjeprurës sesa versioni fillestar i virusit që shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas hulumtimeve më të fundit, mendohet se ky variant mund të jetë 30% më vdekjeprurës dhe 70% më ngjitës.

Organizata Botërore të Shëndetësisë, (OBSH) bëri me dije se varianti britanik i COVID-19 është përhapur në 70 shtete në të gjithë botën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...