E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Varianti Delta në Shqipëri, konfirmohen 16 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19, nga 2.760 testime të kryera.

Të infektuarit kanë rezultuar në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje.

Ndërkohë, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Po në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 13 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë, teksa raste aktive mbeten 283.

Me hyrjen e variantit Delta në vend, autoritetet shëndetësore apelojnë qytetarët për respektimin e masave të distancimit fizik, vendosjen e maskave në ambientet e brendshme dhe higjenën, të cilat janë hjanë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Statistika (26 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 16

Të shëruar në 24 orë 13

Të shtruar në spitale 11

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2760

Testime totale 880,100

Raste pozitive 132,891

Raste të shëruara 130,152

Raste Aktive 283

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 100

Elbasan 34

Kukës 31

Vlorë 26

Lezhë 25

Durrës 19

Shkodër 16

Fier 15

Berat 7

Korçë 7

Gjirokastër 3

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

FSHF i nxori audio-përgjimin, Veliaj: U qëndroj një për një atyre që kam thënë!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit të publikuar sot nga Federata Shqiptare e Futbollit, në të cilën...

1100 mësues të infektuar, Ministrja e Arsimit flet për mbylljen e shkollave

Aktualisht në Shqipëri janë 1100 mësues të konfirmuar me Covid-19, dhe 1600 nxënës. Përpos situatës së rënduar me pandeminë, shtohet edhe frika për gripin...

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...