E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Varianti Delta/ Eksperti: Do të ketë një valë të tretë

Mjeku dhe anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Alban Ylli deklaroi se varianti Delta është përhapur në të gjitha vendet e botës, dhe se nuk përjashtohet rikthimi i një vale të tretë. Deklarata e Yllit u bë ditën e sotme në rubrikën ”Opinion” në News24.

Sipas tij, Varianti Delta është duke u shndërruar në variant dominant dhe pritet që rastet e reja me koronavirus në vendin tonë të rriten gradualisht.

Ylli nuk e përjashtoi mundësinë për ulje të orës policore gjatë muajve të vjeshtës, në varësi kjo dhe të situatës në të cilën do të ndodhet vendi.

Alban Ylli: ”Komiteti Ekspertëve përdor informacionin më të mirë shkencor që ekziston për të bërë rekomandimet. Nuk ka dyshim që varianti delta influencon në vende të botës për rikthimin e një vale të tretë. Kjo u pa në Britani. Edhe SHBA po vijon me të njëjtën linjë. Varianti Delta është duke u shndërruar në variant dominant. Të gjitha mostrat në Gjermani u kthyen me përgjigje që ishin Delta. Ne presim që rastet të rriten gradualisht. Ka faktorë që po na mbrojnë, por ato janë më të pa sigurt. Qipro, Greqi, Azi, duket qartazi që ky variant është shkaktari kryesor i një vale infektime dhe vdekjesh.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...

Sebastian Kurz tërhiqet nga politika

Akuzat për korrupsion e detyruan Sebastian Kurz-in të jepte dorëheqjen si kancelar austriak. Kreu i ÖVP tani largohet nga të gjitha funksionet e tij...