E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Varianti Delta dominues në SHBA, përbën rreth 58% të rasteve me Covid-19

Një variant shumë ngjitës i koronavirusit të ri që u identifikua fillimisht në Indi tani përbën rreth 58% të të gjitha rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Të dhënat e azhurnuara nga CDC, tregojnë se varianti Delta, i njohur gjithashtu si B.1.617.2, u vlerësua të ishte përgjegjës për 57.6% të rasteve të sapo konfirmuara në të gjithë vendin nga 20 qershori deri më 3 korrik. Përqindja u vlerësua në vetëm 31.1% dy javë më parë, shkruan ABC News.

Pasi u identifikua fillimisht në Indi në tetor, varianti delta është raportuar që në të paktën 104 vende rreth globit dhe pritet që së shpejti të jetë varianti dominues i koronavirusit që qarkullon në të gjithë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Varianti u zbulua për herë të parë në SHBA në Mars dhe tani është i pranishëm në të 50 shtetet.

“Varianti Delta është duke u përhapur nëpër botë me një ritëm përvëlues, duke sjellë një rritje të rasteve dhe vdekjeve,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Gebreyesus gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...