E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Varhelyi ”ngrin” Maqedoninë e Veriut: Pa marrëveshje me Bullgarinë, s’ka negociata

Një ditë pas publikimit të raportit vjetor, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE, Oliver Varhelyi nga Shkupi tha se Maqedonia e Veriut përmbush kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare, por për këtë qëllim nevojitet edhe miratimi i Bullgarisë.

Varhely tha se pa tejkalimin e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, negociatat për anëtarësim nuk mund të fillojnë, shkruan Alsat.

“Është në interes të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të gjejnë zgjidhje. Pa mirëkuptim në këto çështje, do të jetë shumë e vështirë të vijohet më tej. Është koha të arrihet një marrëveshje. Ne shohim angazhim dhe jemi optimistë”, tha Varhelyi.

Ndërkohë, Kryeministri Zoran Zaev tha se prioriteti i qeverisë së tij është plotesimi i kushteve për integrimin.

“Raporti i Komisionit Europian publikohet në periudhën e riafirmimit të reformave dhe programit të Qeverisë. Ai paraqet mjet të shkëlqyeshëm të prioriteteve dhe planeve tona në periudhën e ardhshme”, u shpreh Zaev.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Aksidentohet autobusi me 29 pasagjerë shqiptarë në Bullgari

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...