Varhelyi: BE qëndron pranë Kosovës

Komisioneri i BE-së për fqinjësi, Oliver Varhelyi është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Bruksel.

Varhelyi informoi se gjatë bisedës me Kurtin diskutuan për rëndësinë e reformave, si dhe për rifillimin e dialogut me Beogradin.

Ai u shpreh se BE do t’i qendrojë gjithmonë në krah të Kosovës, në luftën kundër Covid-19, duke i siguruar vaksina.

“Diskutim i mirë dhe i hapur me Kryeministrin Albin Kurti. Nënvizoi rëndësinë e përparimit të axhendës së reformave evropiane dhe rifillimin e dialogut  me Beogradin. BE qëndron pranë Kosovës në luftën kundër pandemisë Covid-19, duke siguruar mbështetje dhe vaksina,” shkruan Varhelyi në rrjetin social, Twitter.