Futboll

VAR dhe dy risi të tjera në Champions League

               Publikuar në : 16:30 - 11/02/19 Enno

Ditën e nesërme (e martë) rikthehen emocionet e UEFA Champions League. Manchester United-PSG dhe Roma-Porto do të jenë sfidat e mbrëmjes së parë. Në këto dy ndeshje do të ketë edhe disa risi të reja, që promovohen për herë të parë në një ndeshje Championsi.

Parësore është përdorimi i sistemit VAR në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit, për të shuar polemikat e shumta që janë krijuar në vitet e fundit. Por jo vetëm kaq, do të ketë edhe dy detaje të reja.

Tani e tutje nëse një sfidë shkon në kohën shtesë trajnerët do të kenë mundësinë e ndërrimit të katërt. Gjithashtu e reja tjetër është fakti se nëse një lojtar ka luajtur në pjesën e parë të sezonit me një skuadër, në pjesën e dytë do të ketë mundësinë që të veshë një fanellë tjetër, gjë që më përpara nuk është lejuar.

Këto të reja pritet ta bëjnë disi më atraktive Champions League që kishte kohë pa sjellë ndryshime të këtij lloji.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT