Kryesore

Vangjush Dako thirret te Krimet e Rënda, dëshmon 5 orë për Dosjen “339”

               Publikuar në : 20:05 - 18/05/19 Enno

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku është pyetur në lidhje me dosjen “339” , ku po hetohet për përgjimet mbi dyshimet për shitblerjen e votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Mësohet se Dako është thirrur ditën e enjte, ku ka dëshmuar për rreth pesë orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi.

Kryebashkiaku i Durrësit është pyetur në cilësinë e personit që është në dijeni, ndërsa ende nuk bëhen të ditura detaje nga dëshmia e tij.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT