Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako njihet si një nga kryebashk i pasur, por sado i pasur të jetë i jep rritje rroge vetes dhe bashkëshortes. Megjithëse pasuria e tij nga pronar pallati tek makinat luksoze përsëri kërkon merr rritje rroge madje dyfishim nga 2008 në vitin 2009. Sipas portalit Spending Data Albania, rubrika Para dhe Pushtet janë publikuar të dhëna mbi kryebashkiakun mbi deklarimin e pasurisë që nga viti 2007 deri në vitin 2016. Ajo që bie shumë në sy është dyfishimi i pagës së Vangjush Dakos dhe të bashkëshortes së tij në vitin 2009.
Në vitin 2008 Vangjush Dako merr një pagë prej 1 001 710 lekë dhe bashkëshortja e tij në këtë vit merr një pagë prej 297 000 lekë. Ndërsa në vitin 2009 shohim thuajse një dyfishim të pagave për çiftin Dako.
Në vitin 2009 Vangjush Dako merr një pagë prej 1 608 000 lekë. Por gjithashtu në shtesë nga pozicioni i kryetarit si duke qene njëkohësisht dhe anëtar bordesh. Ai merr gjithashtu si anëtar i KRRT një pagë me vlerë 24 000 lekë dhe një shpërblim si anëtar i Këshillit të Qarkut Durrës në vlerën 156 000 lekë.
Bashkëshortja e tij për vitin 2009 merr dyfishim të pagës e cila shkon në 600 000 lekë.