E martë, 7 Korrik, 2020
28 C
Tirana

Van Dami jonë kundër të gjithëve

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Thaçin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë përcjell deklarata në forta në rrjetin social Facebook. Ai thotë se Rama dhe Thaçi kanë...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 28-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin...

Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë takimit online, Hoti iu prezantoi kryetarëve të komunave...

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar “Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë”, i cili është projekti më...

Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Gjatë raportimit të tij të përjavshëm përpara gazetarëve, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen...

“Pandemia ekziston, sëmur, merr jetë”/ Brataj: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni

Për të gjithë skeptikët, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan në rrjetin social Facebook, se koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë. Brataj radhit...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të ndjeshme në numrin e rasteve të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas mediave vendase,...

Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së në Kamëz

Ish-kryebashkiaku i Kamzës njëherazi kreu i PD-së për këtë zonë elektorale Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa mësohet se ai do të...

Nga: Sokol Balla

Kriza aktuale deri të martën, kishte një pikëpyetje të madhe: kush e nxiti atë? Kush shtyu Opozitën në aksionin e saj ekstrem politik të djegies së mandateve? Kush i dha idenë të braktisë zgjedhjet? Dhe me e rënda: kush po e fut atë në kurs total përplasjeje me Perëndimin? Dhe për cilat arsye? Teoria konspirative sot u vërtetua. Jo thjesht nga darka e Doktorit me Metën dhe pranimi që ai i bëri asaj publikisht. Por nga argumentet që kreu i shtetit përdori të martën në daljen e tij të dytë publike në 24 orë, pasi kreu për herë të tretë në gjashtë muaj një tjetër akt të paprecedentë ndaj kushtetutës: shfuqizimin e zgjedhjeve. Basha tha sërish të martën në darkë të vetëve, se shfuqizimi i dekretit ishte fitore e Opozitës. Por në dritën e asaj që tha presidenti të hënën dhe të martën, më lehtë është të besosh se në Tokë ka alienë. Përse?

Të thuash që Basha detyroi Metën të ç’dekretonte zgjedhjet është një gjë qesharake. Që mund ta detyronte Monika do ishte më e besueshme, por të gjithë e njohim Metën. Meta nuk është reaktiv, por aktiv. Meta nuk është pasoja. Është shkaku. Meta e tha vetë. Ai paska bërë dekretin vetëm pak minuta para protestës dhe i kishte telefonuar Bashës për të qetësuar “uraganin” e opozitës. Por fjalori i tij i 24 orëve nuk lë dyshim se është ai Lideri i Vërtetë i kësaj lëvizjeje. Megjithëse njerëz pranë tij prej javësh tentojnë ta portretizojnë si të mërzitur për djegien e mandateve dhe absolutisht kundër tyre, këto dy ditë ai tregoi se është më shumë i mërzitur se në aksionin opozitar, ai është i vetmi institucion që e mbështet, brenda dhe jashtë vendit. Një aksion që në fakt nuk lindi në 16 shkurt, por që në janar, kur kreu i shtetit me një praktikë jo bindëse dhe të dyshimtë kushtetuese, u fut direkt në konflikt me kryeministrin për dekretet e dy ministrave, duke zgjuar opozitën e fjetur që dështoi të krijonte një uragan me të vetmin skandal të provuar të qeverisë, atë të Astirit.

Por tani së bashku me dekretin për anulimin e zgjedhjeve, ai krijoi për herë të parë precedentin e ri: që një kryetar shtet bashkon retorikën politike me aksionin institucional. Një gjë që nuk e bëri paraardhësi i tij, Nishani e nuk guxoi ta bënte as Berisha gjatë 7 viteve si president. Meta shpëtoi aksionin opozitar, pasi me dekretin, ai e çoi konfliktin nga politik, në juridik. Meta mori përsipër pasditen e të martës të thoshte publikisht atë që në korridoret e opozitës flitet nën zë: qëndrimin kundër ndërkombëtarëve e veçanërisht Uashingtonit, për mbajtjen apo jo të zgjedhjeve në 30 qershor. Edhe këtu Meta me një guxim shqiptari (ose të marri varet nga këndi i vështrimit) mori përsipër që këtë retorikë anti-amerikane ta bënte publike. Bile nën petkun e Presidentit të Republikës së shtetit të 52-të të pashpallur amerikan, shqiptarëve. Një retorikë e një presidenti shqiptar kundër Amerikës daton kohën e Enverit. Ndoshta i fundit që sulmonte amerikanët nga pozitat e kreut të shtetit, ishte Haxhi Lleshi. As Ramiz Alia nuk guxoi ta bënte si President në vitet 1991-1992. As Berisha nuk guxoi ta bënte këtë, por nxori Bashkim Gazideden të akuzonte amerikanët se po përziheshin në punët e shtetit dhe se ishin shkaktarët e 1997. Por duke njohur Metën, vështirë që të jetë Luli që ta ketë bindur edhe për këtë.

Lexo edhe :   Kroacia mban zgjedhjet parlamentare në kohën e pandemisë së koronavirusit
Lexo edhe :   Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Sepse të martën pasdite, Ilir Meta bëri ofertën finale: të largohej pasi të zgjidhej kriza. Dhe ai e lexon krizën siç e thotë përmendësh Basha. Ai nuk iu përgjigj pyetjes së Thimi Samarxhiut se çfarë ai paska negociuar me Bashën që të tërhiqej, kur dihet se Basha ka vetëm një pikë që duhet të tërhiqet që palët të ulen në tryezë: fjalinë të ikë Edi Rama. Në fakt Meta s’mund të negociojë me Bashën një fjali që ai e ka vënë vetë në fjalorin e kreut të PD, si një kusht të pamundur në ekuacionin e krizës dhe që bën të pamundur çdo negociate Rama-Basha.

Sepse ai, më shumë se të gjithë, u mërzit kur Basha bëri marrëveshjen me Ramën në 2017-n, në kohën kur Rama ende ishte zyrtarisht aleat me LSI. Kur ai hante darkë me Bashën dhe i thoshte “nesër do vij në çadër”, por në fakt shkoi te Pazari I Ri dhe mbylli pazarin e vjetër për zgjedhjen e tij si president. Në kohën kur ai zgjidhej president nga Rilindja, por pastaj u fut në fushatë për të nxjerrë në opozitë ata që e zgjodhën në majën e shtetit. Ilir Meta është në krye të lëvizjes opozitare, pasi ai s’mund të lejojë Lulin të jetë negociator për çështjet e familjes së vet. Ndaj loboi për vendosjen e Nishanit në një post vendimmarrës në PD, si garanci për mosbërjen e pazareve të tjera Basha-Rama, duke tërhequr në këtë paranojë edhe Sali Berishën, që është edhe ashtu shumë paranojak për familjarët e tij.

Ndaj kur dëgjova se paska bindur Kryemadhin dhe Bashën të mos bëjnë protestë të dhunshme me 8 qershor, unë e besova Presidentin tim. Sepse më në fund në subkoshiencën e tij, ai na tha të gjithëve, se nuk e kishte bindur bashkëshorten dhe aleatin e saj më herët, jo se s’mundej, por se s’donte. Por tashmë gjërat kanë shkuar në një pikë kritike. Zgjedhjet po afronin dhe ndërkombëtarët mesa duket kishin arritur një sukses jo të vogël: të bindnin Bashën dhe Kryemadhin që t’u thoshin shefave të tyre politikë, Berisha dhe Meta, se dhunën “nuk e bënin më dot”, sa kohë që Uashingtoni do t’i quante ata fajtorë nominalë./realstory.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Lajm i bukur”, Rama bën publik zbulimin më të fundit në Shqipëri (FOTO)

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një lajm të bukur me qytetarët, sikundër e cilëson ai. Rama bën të ditur se Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore,...

U largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më. 53-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuarin e Sellcave

Një 53-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Sellcave. Artan Arapi ishte larguar ditën e djeshme nga shtëpia, dhe nuk u kthye më....

Paralajmërimi për 3 të ‘fortët’, OFL vë para përgjegjësisë dy nga Kuçova e një nga Berati

Operacioni Forca e Ligjit ka vënë para përgjegjësisë për deklarim pasurie 3 shtetas, që më parë kanë qenë të dënuar në Itali për “Shfrytëzim...

Bilanc i rëndë me pandeminë/ 2 viktima në 24 orët e fundit

Ende nuk flitet për një situatë të përmirësuar nga pandemia në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë dhe...

Procedohet 22-vjeçarja e infektuar/ Shkon për të takuar prindërit, policia merr vendimin drastik

Policia ka nisur hetimet për një 22-vjeçare në Lushnje, e cila theu karantinën. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, proceduan...