E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Vala e pestë e pandemisë, Franca mbyll klubet e natës para Krishtlindjeve

Franca do të mbyllë klubet e natës përpara Krishtlindjeve, dhe do të shtrëngojë masat e distancimit shoqëror në përgjigje të variantit të ri Omicron të koronavirusit, por nuk ka nevojë për bllokime të reja ose shtetrrethime tha të hënën kryeministri Jean Castex.

Castex u shpreh se një valë e pestë e pandemisë po përhapej në të gjithë vendin. Por ai tha se me 52 milionë njerëz të vaksinuar tani – gati 90% e atyre që kualifikohen – situata është më e mirë se në shpërthimet e mëparshme. Dhe nuk ka nevojë për masa drastike për të shpëtuar Krishtlindjet.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, pohoi se kombinimi i vaksinave përforcuese dhe distancimi social më rigoroz, do t’i lejonte Francës të shmangte bllokimet e rinovuara që po vendosen aktualisht në disa vende evropiane.

“Ne duam ta kalojmë këtë valë të pandemisë pa kufizime të reja, për të gjithë popullsinë franceze, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo”, tha ai.

Nga e premtja, klubet e natës do të mbyllen për katër javë dhe qeveria gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të kufizojnë vullnetarisht tubimet, duke shtrënguar kërkesat për vendosjen e maskave në shkolla.

Veran tha gjithashtu se Franca kishte identifikuar 25 raste pozitive të variantit Omicron – 21 të importuara nga njerëz të kthyer nga Afrika Jugore, dhe pjesa tjetër rezultat i infeksionit lokal.

Burimi i lajmit: REUTERS. Përshtatur nga Tirana Today

Lexo edhe :   Kosovë/Masat që pritet të hyjnë në fuqi nesër
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...