E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

Vala e dytë e Covid, Komisioni Europian: Rrezikohet rimëkëmbja e ekonomisë

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Vitamina C dhe D s’kanë efektivitet për Covid/ Mjeku publikon fakte tronditëse

Mjeku, Erion Dasho ka zbuluar fakte tronditëse për efikasitetin e vitamincës C dhe D, të cilat thotë se nuk kanë treguar asnjë evidencë për...

Vala e dytë e Coronës që ka përfshirë të gjithë Europën rrezikon rimëkëmbjen e ekonomisë, konstaton Komisioni Europian në Bruksel. Prognozat janë pesimiste.

Sipas Komisionerit të BE për Ekonominë, Paolo Gentiloni, vala e dytë e Coronës po e rrezikon ekonominë në Europë, pasi “hovi i rimëkëmbjes u ndërpre”, u shpreh Gentiloni gjatë prezantimit të prognozës koniunkturore për BE dhe eurozonën. Komisioni Europian nuk pret më, sipas kësaj prognoze, një kthim në normalitet as vitin e ardhshëm.

Kthimi në normalitet as në vitin 2022

Për vitin në vazhdim, parashikohet një rënie ekonomike e 27 vendeve anëtare të BE me rreth 7,4%, kurse për eurozonën një rënie ekonomike me 7,8%. Arsye për këtë janë ngadalësimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe rritja e fortë e borxheve të reja. “Por prodhimi si në hapësirën e euros, ashtu edhe në BE nuk pritet të arrijë as në vitin 2022 gjendjen para pandemisë”, thuhet në prognozë. Për vitin 2021 ky autoritet pret një rritje ekonomike me 4,1%, në verë KE kishte pritur një rritje 5,8%. Ndërsa kuota e borxheve në BE mesatarisht këtë vit nga 79,2% e prodhimit të brendshëm bruto do të rritet në 93,9%.

Komisioni Europian kërkoi nga Banka Qendrore Europiane të bëjë gjithçka që është e mundur, për të kompensuar pasojat negative të kësaj futjeje masive në borxhe. Për shkak të kostove mjaft të ulta të normave të interesit, tregjet financiare nuk kanë reaguar deri tani ndaj borxheve të larta të shteteve të BE.

Për Gjermaninë pritet një rënie ekonomike me 5,6% këtë vit, kurse vitin e ardhshëm rritje ekonomike me 3,5. Kurse vendi më i goditur nga pandemia ekonomikisht mbetet Spanja, ku pritet një rënie ekonomike me minus 12,4%, pasuar nga Italia me një minus prej 9,9%, Kroacia, minus 9,6% dhe Franca minus 9,4%. Për shkak të zhvillimit dramatik në Spanjë, pritet që ky vend t’ia kalojë Greqisë me shkallën e lartë të papunësisë.

Lexo edhe :   Pse po shtohen rastet e reja me Covid-19? Ja cilat janë arsyet kryesore
Lexo edhe :   “Spektakël i pështirë”, Rama komenton gjobën ndaj Metës

Megjithatë Komisioni Europian i ka vendosur një pikëpyetje të gjitha prognozave për ekonominë. Theksohet se për shkak të gjendjes së pandemisë, prognozat ekonomike aktualisht “lidhen me një shkallë shumë të lartë pasigurie dhe rreziqesh”. Një faktor tjetër pasigurie është Brexit-i dhe negociatat që ende nuk kanë sjellë sukses për një marrëveshje pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Zëvendëspresidenti i KE, Valdis Dombrovskis tha se, perspektiva e një Brexiti pa marrëveshje “rëndon ndjeshëm në perspektivën ekonomike të BE”. Megjithatë Paolo Gentiloni u shpreh së fundmi, se ky është një vlerësim teknik, që nuk përjashton se në fund mund të kemi sukses në negociata. /DW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koronavirusi i përkeqëson shëndetin, trajneri i Kukësit niset drejt Turqisë

Për shkak të gjendjes së rënduar të trajnerit të Kukësit prej koronavirusit, është marrë vendimi për ta transportuar drejt Turqisë. Trajneri i Kukësit, Skënder...

Të dashur mjekë!Basha po ju mbron, siç do të mbrohej po të ishte në vendin tuaj

Nga: Mero Baze Një kolege e zyrës së Lulzim Bashës në zyrat e UNMIK në Kosovë, më pati treguar një detaj interesant nga puna e...

Mbante armë me silenciator në banesë, pranga 65-vjeçarit të rrezikshëm

Uniformat blu kanë vënë në pranga 65-vjeçar, i cili mbante armë zjarri me silenciator në banesë. Shtetasi me inicialet O.I., rezulton me precedent të...

Edi Manushi flet pasi u infektua me Covid-19 (VIDEO)

Moderatori Edi Manushi është infektuar nga Covid-19. Ai ka realizuar një lidhje me Skype për emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbardhur më shumë...

“Kërkoi tepsi e timon”, Maliqi: Rama është çmendur nga braktisja e socialistëve

Deputeti Lefter Maliqi ka lëshuar një lum akuzash ndaj kryeministrit Rama, ndërsa citon se do të dalë i humbur në zgjedhjet e 25 prillit. Me...