Vaksinohen 25.720 arsimtarë, Manastirliu: I afrohemi dritës në fund të tunelit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se deri më tani janë vaksinuar 25.720 arsimtarë.

Manastirliu shprehet se me vaksinimin masiv, çdo ditë e më tepër i afrohemi dritës në fund të tunelit.

“Vijojmë pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv. Çdo ditë e më shpejt jemi duke iu afruar dritës në fund të tunelit”, shkruan Manastriliu në rrjetin social, Twitter.

Ndërkohë, ditën e sotme mbërritën në aeroportin e Rinasit, 100 mijë vaksina kineze anti-covid.

Që prej fillimit të vaksinimit në vend, janë kryer në total  232,556 doza të vaksinës kundër koronavirusit për qytetarët.