Vaksinimi/ Rama: Basha hesht se nuk është lideri i PD

Vaksnimi është një nga temat kryesore në vend për shkak të situatës epidemiologjike, por ka marrë një konjotacion politik, për shkak të fushatës elektorale.

Sjellja e vaksinave kineze anti-covid nga Turqia, është komentuar së fundmi nga ish-kryeminstri Sali Berisha, i cili shprehu rezervat e tij për këto doza.

Sa i përket mungesës së reagimit të Bashës për deklaratat e Berishës për vaksinën kineze, kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin ”Open”,  tha se kryedemokrati Lulzim Basha hesht pasi nuk është lideri i PD.

Edi Rama: ”Pse nuk është e vërtetë që Basha nuk është lideri i PD? Jemi si e gjithë bota në kushtet e një lufte me një pandemic që kërkon respektimin e disa normave jo shumë të vështira, shumë të thjeshta madje dhe kërkon që të respektohen nga ata që kanë mundësi dhe japin shembullin e tyre si persona publikë. Ashtu sikundër është e padiskutueshme që nuk është një luftë partish, është një luftë për shëndetin që është mbi të gjitha partitë.

Nëse në partinë time do dilte dikush e do të thoshte mos u vaksinoni se bëjnë dëm dhe nëse unë nuk do flisja, atëherë nuk do të isha në lartësinë e detyrës. Por nëse Saliu del e thotë që vaksinat janë vdekjeprurëse e ndalohen me protokoll për ata mbi 60 vjeç, që qeveria kineze i ka shkruar qeverisë shqiptare që të mos i përdorin dhe hesht e bën sikur s’dëgjon, kjo do të thotë se nuk është lideri i asaj partie.”