Vaksinat për fushatë? Rama: Bëmë detyrën që askush tjetër nuk e bën si ne

Kryeminsitri Edi Rama, nga Lezha prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, të cilët do të garojnë në këtë qark, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për vaksinimin në vend, ku tha se ky proces nuk është i lidhur me fushatën elektorale.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se po bën detyrën, dhe se askush nuk mund ta kryejë përveç tij.

Edi Rama: “Si, në çfarë forme e paskemi lidhur vaksinimin me fushatë, ku ne jemi i vendi nga 2 vende në rajon që kemi siguruar vaksinimin masiv. BE na përjashtoi të gjithëve ne dhe rajonin nga skema e shpërndarjes së vaksinave, s’kishim asnjë, sot ne bëjmë vaksinim masiv, ndërkohë që të tjerët janë në fazën e dozave simbolike, pse apo se ranë nga qielli, apo sepse në e bëmë planin në atë mënyrë që vaksinat të vijnë në të njëjtën kohë me fushatën? Jo sepse ne bëmë detyrën tonë, se askush tjetër nuk e bën detyrën si ne”.