E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Vaksinat janë një e mirë publike, dhe jo një produkt i korporatave

Nga: Alexis Tsipras “Politico.eu”

Në luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit të ri, shkencëtarët kanë bërë pjesën më të madhe të asaj që i takonte të bënin:Një përpjekje të paparë kolektive për të deshifruar virusin, për të edukuar publikun si të sillet në këtë pandemi, dhe për të zhvilluar vaksinat që t’i japin fund kësaj krize.

Tani ka është koha që politikanët të kalojnë nga politika“e biznesit si zakonisht”, dhe nga frika se mos ndërhyjnë në interesat private të korporatave, tek sigurimi që ne të mos e shpërdorojmë këtë mundësi. Vendimet politike që marrim tani, janë një çështje për jetë a vdekje.

Përballë një mundësie serioze të mungesës së vaksinave, ndërsa kompanitë aktualisht po reduktojnë dërgesat ose po i vonojnë ato, Bashkimit Evropian duhet urgjentisht ta ri mendojë qasjen e tij. Tashmë, disa vende të BE-së po përpiqen të blenë vaksina vetë, duke shkelur angazhimet e tyre ndaj unionit.

Strategjia e Evropës për të mbetur e ndërvarur nga kapaciteti dhe planet e biznesit të disa kompanive farmaceutike në zhvillimin e vaksinave për të gjithë popullsinë evropiane, ka qenë gjithnjë e dobët, si praktikisht ashtu edhe në parim.

Por tani ndodhemi në një pikë ku produkti më i nevojshëm dhe më i vlefshëm në botë – kërkimi dhe zhvillimi i së cilës u financua në një masë të madhe nga taksapaguesit evropianë – nuk po mundet të shpërndahet sa më gjerësisht që të jetë e mundur, për shkak se ajo që po dominon është interesi financiar i korporatave dhe jo shëndeti i njerëzve.

Kjo situatë nuk mund të lejohet të vazhdojë më kështu. Në BE ekzistojnë shumë kompani farmaceutike që kanë infrastrukturën e duhur brenda dhe jashtë unionit dhe që mund të zhvillojnë vaksinat e kodifikuara dhe të kontribuojnë në përpjekjen e vaksinimit masiv.

Bashkimit Evropian duhet të sigurojë sa më shumë licenca të prodhimit të vaksinave dhe linjave të prodhimit,dhe të marrë patentat përkatëse për të krijuar një grup evropian të patentave. Kjo do t’i jepte mundësinë çdo vendi anëtar të BE-së që zotëron mjetet dhe infrastrukturën që të prodhojë vaksina.

Këtë do t`a bënte duke mobilizuar burimet e tij, dhe ndihmuar kësisoj në përshpejtimin e prodhimit të vaksinave, gjithmonë në bazë të standardeve EMA, Agjencisë Evropiane të Barnave. Kjo qasje nuk duhet të shihet si një lëvizje armiqësore kundër industrisë farmaceutike, e cila luajti në fakt një rol të rëndësishëm në përpjekjen e përgjithshme për të luftuar këtë pandemi.

Por ne duhet të jemi këmbëngulës në përpjekjen për të arritur një marrëveshje të ndërsjellë me mbajtësit e patentave mbi bazën e vullnetit të mirë dhe logjikës së rimëkëmbjes së investimeve kërkimore,të cilat kanë formuar bazën e negociatave të mëparshme të BE-së.

Ështëe domosdoshme që të veprojmë me shpejtësi dhe vendosmëri. Nëse nuk mund të sigurojmë në kohë sasinë e duhur të vaksinave, me vazhdimin e përhapjes së virusit dhe mutacioneve që ai ka pësuar, edhe më shumë familje do të humbasin të dashurit e tyre në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që ne të mbështesim vendet jo anëtare të BE-së që janë në fqinj me ne, dhe zhvillimin e vendeve në të gjithë globin. Ne nuk kemi mundësi që të jetojmë në “flluskën” tonë evropiane,teksa fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor, Afrikën e Veriut apo Lindjen e Mesme, përballen me mungesa edhe më të mëdha të vaksinave.

Siç e ka thënë vetë OBSH “askush nuk është i sigurt, derisa të sigurt të jenë që të gjithë”. Ndaj Bashkimit Evropianë duhet të rrisë urgjentisht kontributin e tij në COVAX, programin  e OBSH-së, qëllimi i të cilit është të sigurojë një shpërndarje të drejtë të vaksinave.

Ne duhet të sigurojmë më shumë linja prodhimi të vaksinës, në mënyrë që të kontribuojmë në mënyrë efektive tek COVAX dhe programet e tjera të vaksinimit të vendeve që nuk i përkasin BE-së. Gatishmëria e BE-së për të ofruar një mbështetje të dukshme përtej kufijve të saj, është veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur ka shumë pikëpyetje në lidhje me rolin e Brukselit ndaj fqinjëve të saj,dhe mbi angazhimin e tij për zgjerimin drejt Ballkanin Perëndimor.

Asnjë nga këto masa nuk është as radikale dhe as e re. Që nga muaji prill 2020, kur BE-ja po grumbullonte fonde për të mbështetur hulumtimin dhe zhvillimin e vaksinave, shkencëtarë, OJQ dhe politikanë të respektuar, kanë bërë thirrje që BE të marrë në dorë patentat përkatëse, në vend se të porosisë sasi të mëdha vaksinash.

Kohët e fundit, 40 eurodeputetë i shkruan një letër drejtuesve të Parlamentit Evropian -në vazhdën e një nisme të Aleancës Progresive SYRIZA – për t`a nxitur BE-në që të marrë patentat e vaksinave kundër Covid-19, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe mungesat e dozave.

Në një kohë kur shoqëritë tona po përballen me një barrë të madhe frike, pasigurie dhe recesioni ekonomik, lajmet për vaksinat efektive kanë nxitur shpresën se do t’i kapërcejmë këto kohë të tmerrshme. Por për të punuar sa më mirë në këtë drejtim, politikanët e Evropës duhet të japin një shembull global, dhe të jenë të gatshëm të shtojnë përpjekjet e tyre për të siguruar shpërndarjen e vaksinave sa më shpejt dhe në mënyrë të paanshme.

Burimi i lajmit: https://www.politico.eu/article/coronavirus-vaccines-public-good-not-corporate-product/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...