Vaksina kineze Sinovac, efektive kundër variantit brazilian të Covid-19

Të dhënat paraprake nga një studim në Brazil tregojnë se vaksina ndaj COVID-19 e zhvilluar nga Sinovac Biotech Ltd e Kinës është efektive kundër variantit P1 të virusit të zbuluar për herë të parë në Brazil, tha një burim i njohur me studimin.

Burimi, i cili nuk dha detaje të të dhënave, tha se studimi kishte testuar gjakun e njerëzve të vaksinuar kundër variantit brazilian të virusit, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Siç dihet vaksina e Sinovac, është vaksina kryesore që aktualisht po përdoret për të vaksinuar njerëzit në Brazil.

Varianti P.1 Covid-19 që u identifikua në Brazil është rreth dy herë më i transmetueshëm se disa lloje të tjera të virusit dhe ka më shumë të ngjarë të shmangë imunitetin të dhënë zakonisht nga infeksioni paraprak, sipas një studimi ndërkombëtar.