E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
1 C
Tirana

Vaksina e Pfizer/BioNTech, fillimi i fundit të pandemisë

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Vitamina C dhe D s’kanë efektivitet për Covid/ Mjeku publikon fakte tronditëse

Mjeku, Erion Dasho ka zbuluar fakte tronditëse për efikasitetin e vitamincës C dhe D, të cilat thotë se nuk kanë treguar asnjë evidencë për...

“The Economist”

Gjatë këtij viti të pandemisë së koronavirusit të ri, me shumë ditë të vështira izolimi dhe frike, bota ka shpresuar për kohë më të mira. Ajo shpresonte për gjetjen e një trajtimi më efektive ndaj Covid-19, për testime më të shpejta, dhe për një kuptim më të mirë se si Sars-Cov-2 e sulmon trupin e njeriut.

Shumë nga këto gjëra kanë filluar të ndodhin. Por shpresa kryesore është se mund të gjendet një vaksinë. Dhe tanimë duket se jemi më afër këtij synimi. Të hënën, dy kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech, njoftuan se vaksina për të cilën ata bashkëpunuan, ishte më shumë se 90 për qind efektive në parandalimin e rasteve simptomatike me Covid-19.

Ky është një rezultat befasues për një vaksinë të gjeneratës së parë. Shumë ekspertë, nuk guxonin të shpresonin për një efikasitet prej më shumë se 70 për qind. Lajmi rriti ndjeshëm aksionet e këtyre kompanive në bursat amerikane. Edhe bursat kryesore evropiane, regjistruan rritje pas këtij lajmi.

Riçard Haçet, kreu i CEPI, një fondacion që financon kërkime mbi vaksinat që shkaktojnë pandemi, tha se rezultatet në fjalë ishin “jashtëzakonisht pozitive dhe inkurajuese”. Ai shtoi se zbulimi rrit gjasat e funksionimit të shumë prej vaksinave të tjera që janë zhvillim.

Dhe kjo është shumë e rëndësishme, pasi vetëm një vaksinë Covid-19 nuk do të jetë e mjaftueshme. Nga ana tjetër produkti i Pfizer-BioNTech, i quajtur BNT162b2, duhet të mbahet në temperatura shumë të ulëta, dhe shpërndarja në mbarë botën nuk do të jetë aspak e lehtë.

Kjo vaksinë kërkon marrjen e 2 dozave 3 javë njëra pas tjetrës. Shumë qeveri shpresojnë të ketë një vaksinë që mund të ruhet më afër temperaturës së dhomës, dhe që kërkon një dozë të vetme. Vaksina Pfizer-BioNTech bazohet në përdorimin e mesazheve të Rna (mRna).

Kjo teknikë, konsiston në administrimin e drejtpërdrejtë të mRna, përgjegjëse për prodhimin e një proteine që është normalisht e pranishme në sipërfaqen e grimcave virale. Është pikërisht ajo që më pas shkakton reagimin e sistemit imunitar.

Vaksina është testuar në një grup të larmishëm etnikisht prej 43.000 personash, dhe procesi i testimit nuk ka përfunduar ende. Kompanitë nuk i kanë dorëzuar ende rezultatet e tyre për rishikim nga kolegët dhe për t’u botuar më pas në një revistë shkencore.

Ka gjasa që vlerësimi i efikasitetit të vaksinës mund të ndryshojë, teksa po mblidhen edhe më shumë të dhëna. Ndërkohë mbeten 3 pyetje të rëndësishme në lidhje me vaksinën. Njëra është se sa mirë funksionon ajo tek të moshuarit, një nga grupet më të prekshme nga Covid-19, të cilët mund të mos reagojnë njëlloj si vullnetarët e fazës së testimeve.

Lexo edhe :   Covid 4 gati për pacientët, Manastirliu: Kush është patriot, zbaton rregullat
Lexo edhe :   "Frikë për 6 muajt e ardhshëm", parashikimi i Gates për pandeminë

Pyetja tjetër është nëse ajo e parandalon infektivitetin: vaksina mund të parandalojë që një person të zhvillojë simptoma të Covid-19, por gjithsesi mund të mos pengojë që ai të jetë infektiv për të tjerët. Dhe së fundmi, efektiviteti i tij afatgjatë është diçka tërësisht e panjohur për momentin.

Përkundër këtyre dilemave, nuk ka dyshim se rezultatet janë jashtëzakonisht pozitive. Pfizer thotë se gjatë testimit nuk ka dalë ndonjë problem serioz me sigurinë, në një kohë që po mblidhen më shumë të dhëna mbi efikasitetin e saj.

Ndërkohë lajme të mira pritet në javët e ardhshme nga AstraZeneca, një tjetër kompani e madhe farmaceutike, me një ekip nga Universiteti i Oksfordit, dhe Moderna, një kompani bioteknologjike amerikane. Vaksina AstraZeneca-Oxford, dihet tashmë që nxit një përgjigje të mirë imunitare tek të moshuarit.

Edhe pse vaksina e Pfizer nuk funksionon shumë mirë në këtë grup, ekziston një shans i mirë që një ilaç tjetër të jetë efektiv në vend të saj. Hapi tjetër i Pfizer do të jetë aplikimi për shpërndarjen e vaksinave emergjente në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka një procedurë që lejon përdorimin e vaksinave edhe në vendet që nuk kanë agjenci rregullatore.

Aplikimi për BNT162b2 do të duhet të presë deri në javën e tretë të këtij muaji. Por Pfizer nuk do ta hedhë atë hap derisa të mbledhë dy muaj të dhëna mbi sigurinë e vaksinave. Ndërkaq ekzistojnë vështirësi të mëdha për shpërndarjen të cilat duhen adresuar.

UNICEF, agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, do të jetë një nga organet që do të drejtojë shpërndarjen globale të vaksinave për Covid-19. Organizata siguron 600-800 milion shiringa për vaksinimin e fëmijëve çdo vit, teksa vlerëson se kërkesat tani kanë të ngjarë të 3 apo 4-fishohen.

Nëse mjaftueshëm njerëz do të marrin një vaksinë kaq të efektshme, edhe ata që nuk vaksinohen do të jenë të mbrojtur. Por në planin afatshkurtër, përparësi është përzgjedhja me kujdes e kategorive që do të vaksinohen të parët. Kjo do të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të pandemisë dhe të sigurojë një rimëkëmbje më të shpejtë të ekonomisë globale, me udhëtimet dhe tregtinë gjithashtu, që mund të shkojnë gradualisht drejt normalitetit.

Burimi i lajmit: https://www.internazionale.it/notizie/2020/11/10/vaccino-pfizer-fine-pandemia

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koronavirusi i përkeqëson shëndetin, trajneri i Kukësit niset drejt Turqisë

Për shkak të gjendjes së rënduar të trajnerit të Kukësit prej koronavirusit, është marrë vendimi për ta transportuar drejt Turqisë. Trajneri i Kukësit, Skënder...

Të dashur mjekë!Basha po ju mbron, siç do të mbrohej po të ishte në vendin tuaj

Nga: Mero Baze Një kolege e zyrës së Lulzim Bashës në zyrat e UNMIK në Kosovë, më pati treguar një detaj interesant nga puna e...

Mbante armë me silenciator në banesë, pranga 65-vjeçarit të rrezikshëm

Uniformat blu kanë vënë në pranga 65-vjeçar, i cili mbante armë zjarri me silenciator në banesë. Shtetasi me inicialet O.I., rezulton me precedent të...

Edi Manushi flet pasi u infektua me Covid-19 (VIDEO)

Moderatori Edi Manushi është infektuar nga Covid-19. Ai ka realizuar një lidhje me Skype për emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbardhur më shumë...

“Kërkoi tepsi e timon”, Maliqi: Rama është çmendur nga braktisja e socialistëve

Deputeti Lefter Maliqi ka lëshuar një lum akuzash ndaj kryeministrit Rama, ndërsa citon se do të dalë i humbur në zgjedhjet e 25 prillit. Me...