E diel, 29 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Vakanca në GjK/ Meta thirrje juristëve: Aplikoni, mos u frikësoni nga procesi i verifikimit

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u ka bërë thirrje juristëve që plotësojnë kushtet e kandidimit të mos hezitojnë për të aplikuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi nesër është afati i fundit.

Meta sqaron se është hera e tretë që e shpall këtë thirrje për një vakancë të krijuar prej 2018 dhe kërkon nga juristët që të mos kenë frikë nga procesi i verifikimit të KED.

Sipas tij, është jetike për Shqipërinë dhe negociatat me BE që Gjykata Kushtetuese të ngrihet sa më parë, por tashmë kanë mbetur edhe një ditë nga afati i thirrjes së tretë të Metës.

DEKLARATË E INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

13 TETOR 2020

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta menjëherë pasi mori njoftimin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në datën 24 shtator 2020 rishpalli për të tretën herë procedurën e aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “vakancë e parakohshme”, për shkak të përfundimit para kohe të mandatit të një prej ish-gjyqtarëve që në 7 shkurt të vitit 2018.

Kjo shpallje është publikuar në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës, në shtypin e shkruar, në Fletoren Zyrtare dhe në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare, si dhe në gjithë mjetet e tjera të  informimit publik përfshi dhe mediat audiovizie.

Është e treta herë që Presidenti i Republikës shpall thirrjen për plotësimin këtij vendi vakant, pasi në të dy procedurat e mëparshme të datës 7 shkurt 2018 dhe të datës 27 shtator 2019, kandidatët që shprehën interesin ose janë tërhequr gjatë garës, ose nuk janë kualifikuar nga KED gjatë procesit të verifikimit të tyre, duke pamundësuar kështu sigurimin e një numri të mjaftueshëm kandidatësh për ushtrimin e të drejtës së emërimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese për këtë vend vakant.

Afati i paraqitjes së kërkesës për shprehjen e interesit, për këtë vend vakant është nesër data 14 tetor 2020.

Sot kur kanë ngelur edhe 1 DITË nga përfundimi i këtij afati i bëjmë thirrje publike dhe inkurajojmë të gjithë juristët me integritet, pjesë e sistemit të drejtësisë ose jo, që plotësojnë kushtet e kandidimit të mos hezitojnë për të aplikuar për këtë pozicion në Gjykatën Kushtetuese që i përket për plotësim Presidentit të Republikës.

Pas përfundimit të procedurës së aplikimit, lista e kandidatëve aplikues dhe dokumentacioni shoqërues i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësim sipas ligjit.

Emërimi si Gjykatës Kushtetues, është nder për personin që aplikon dhe një shërbim i madh për Shqipërinë, për ruajtjen e sovrantitetit dhe demokracisë së vendit, dhe mbi të gjitha një hap i rëndësishëm për të ardhmen Evropiane të Shqipërisë.

Ripërtëritja dhe bërja plotësisht funksionale e Gjykatës Kushtetuese, por dhe e Gjykatës së Lartë janë kushte kryesore të çeljes së negociatave dhe plotësimi i këtyre kushteve kërkon jo vetëm angazhimin e të gjitha institucioneve të përfshira  por duhet të gjejë dhe mbështetjen e shoqërisë shqiptare e cila brenda saj ka plotë juristë me integritet që dëshirojnë të japin kontributin e tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm.

Për juristët me integritet, edhe sikur 1 ditë të vetme të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese është vlerë e shtuar në karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë.

Ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Shqipërinë!

Thirrja është e hapur deri në datën 14 tetor, ndaj Presidenti i Republikës sot i fton të aplikojnë dhe të mos ndihen të frikësuar nga procesi i verifikimit që do të pasojë në KED.

Presidenti i Republikës, përsërit edhe një herë thirrrjen për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të përfundojë sa më parë e sipas ligjit shqyrtimin e kandidaturave për vendin vakant që aktualisht ka në proces, dhe të angazhohet me të gjitha kapacitetet për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve dhe t`i propozojë Presidentit listën e kandidatëve për plotësimin e kësaj vakance, sipas ligjit.

Presidenti i Republikës përsërit edhe një herë thirrjen ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor që të punojë në mënyrë të pandreprerë në drejtim të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave për plotësimin e të gjitha vendeve vakant në Gjykatën e Lartë, e cila jo vetëm që duhet të jetë plotësisht funksionale sa më shpejt për shqyrtimin e çështjeve të mbartura, por kjo Gjykatë është përgjegjëse për të emëruar dhe 3 anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese duhet të jetë plotësisht funksionale me të 9 anëtarët e saj, në mënyrë që gjatë shqyrtimit të çështjeve kjo trupë gjyqësore të mos hasë në asnjë pengesë proceduriale që bën të pamundur marrjen e vendimeve për themelin e pretendimeve kushtetutese të ngritura nga palët.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...