E enjte, 17 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Vajza ishte në momentet e fundit të jetës, babai tërhiqet zvarrë jashtë dhomës së spitalit

Daily Mail ka publikuar disa pamje tronditëse, ku disa policë anglezë tërheqin me dhunë një baba, jashtë dhomës së vajzës së tij që po ndërronte jetë.

Rashid Abbasi, 59 vjeç, u tërhoq nga vajza e tij gjashtë vjeçare pak momente pasi mjekët i kishin thënë se do t’i hiqnin pajisjet që e mbanin në jetë.

Abbasi, i cili ka punuar në spital për më shumë se 30 vjet, kishte këmbët dhe kyçet e këmbës të lidhura së bashku. Gruaja e tij Aliya, një ish-mjeke, u kap nga pas, u tërhoq nga shtrati dhe ra mbrapa në dyshemenë e repartit të spitalit duke bërtitur.

Ngjarja shqetësuese ndodhi në një spital në veri të Anglisë. Prindërit u përfshinë në një mosmarrëveshje të zgjatur me mjekët, për kujdesin e vajzës së tyre të sëmurë.

Mjekët këmbëngulën që Zainab duhet të lejohej të vdiste, por prindërit e saj luftuan për një trajtim të mëtejshëm që ata ishin të bindur se do ta mbante atë gjallë.

Teksa babai u arrestua, një oficere policie bërtiti: “Ju po veproni si një kafshë, është e neveritshme”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...