Vajza e një biznesmeni turk, ka humbur jetën në një aksident ajror, teksa kthehej nga një udhëtim, nga Dubai, me shoqërinë e saj. Mediat turke kanë bërë të ditur se avioni privat i përkiste firmës Basaran Holding dhe u rrëzua në Iran.
Avioni u rrëzua të dielën pasdite dhe sipas raportimeve, 11 udhëtarët e bordit kanë humbur jetën. Vajza e biznesmenit kishte planifikuar të martohej muaj tjetër dhe për këtë arsye ajo kishte marrë miqtë e saj për të festuar në Dubai.
Por rruga e kthimit ka qenë tragjik për të renë, 7 shoqet e saj dhe 3 drejtuesit e ekuipazhit. Ende nuk dihen faktorët që bënë që avioni të rrëzohej, por mjeti fluturues po udhëtonte në kushte atmosferike të dominuar nga dëbora dhe autoritetet thonë se nuk ka shanse për të mbijetuar.