Aktualitet

Vajza e Behgjet Pacollit ndjek shembullin e babait, ja ndihma për Shqipërinë


               Publikuar në : 15:09 - 30/11/19 A F

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli ishte ndër të parët që dhuroi shumën e 1 milion eurove për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Por, ndihma nga familja e Pacollit nuk ka mbaruar me kaq, kjo pasi edhe vajza e tij është angazhuar personalisht ta bëjë një gjë të tillë.

Nëpërmjet disa postimeve në Instagram, Hana Pacolli ka treguar se po dërgon ushqim dhe veshmbathje për të mbijetuarit e tërmetit.

“Po dërgojmë ushqim, gjëra të nevojshme dhe rroba për shqiptarët në Shqipëri”, ka shkruar Hana.

Katër ditë pas tërmetit fatkeq, situata në Shqipëri vazhdon të jetë e rënduar. Pasi me mijëra njerëz janë në qiell të hapur. Si pasojë e shpalljes të pabanueshme të qindra shtëpive.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT