E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

‘Vajza afgane’ nga kopertina e National Geographic merr statusin e refugjatit

Vajza afgane e bërë e famshme pasi u shfaq në kopertinën e revistës “National Geographic” në vitin 1985, i është dhënë statusi i refugjatit nga kryeministri italian Mario Draghi, sipas një deklarate të zyrës së shtypit të qeverisë italiane.

Portreti mbresëlënës i Sharbat Gula-s në atë kohë 12-vjeç, një jetime në një kamp refugjatësh në kufirin afgano-pakistanez, u bë në vitin 1984 dhe u botua vitin e ardhshëm. Gula u gjurmua dekada më vonë duke jetuar në Pakistan, pasi askush nuk e dinte emrin e saj për vite me rradhë.

Tashmë Gula ka mbërritur në Romë, sipas zyrës së kryeministrit italian.

Sharbat Gula fotografuar në Kabul, Afganistan, në nëntor 2016

Historia e fotografisë më të famshme në botë

“Në vitin 1985, falë fotografisë së Steve McCurry-t, i cili vitin e kaluar e kishte portretizuar atë shumë të re në një kamp refugjatësh në Peshawar për kopertinën e revistës “National Geographic”, Sharbat Gula fitoi famë globale. Deri në atë pikë sa të simbolizonte peripecitë dhe konfliktet të fazës së historisë nëpër të cilën po kalonte Afganistani dhe populli i tij”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Draghit.

“Duke iu përgjigjur kërkesave të shoqërisë civile dhe në veçanti në mesin e organizatave jofitimprurëse aktive në Afganistan, të cilat pas ngjarjeve të gushtit të kaluar morën apelin e Sharbat Gulës për t’u ndihmuar në largimin nga vendi i tyre, kryeministri e mori përsipër dhe organizoi transferimin e saj në Itali në kuadër të programit më të gjerë të evakuimit të shtetasve afganë dhe planit të qeverisë për pritjen dhe integrimin e tyre”, vijon deklarata.

Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...