Myrto Uzuni ka befasuar Juventusin duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, Ferencvaros. Sulmuesi shqiptar ka realizuar në minutën e 19-të të takimit që po luhet në “Allianz Stadium”.
Beratasi i vodhi bukur kohën Cuadrados, duke dërguar topin në rrjetën e kampionëve të Italisë. Një gol fantastik për të, aq më tepër ndaj një rivali tepër të fortë.
Hungarezët e Ferencvaorsit e nisën më mirë takimin duke qenë agresiv.
“Zonja e Vjetër” vjen pas fitores së arritur në Hungari, teksa sonte e ka nisur nga stoli sulmuesi Morata. Ka edhe një tjetër rekord, sepse pas 123 vjetësh dhe 4371 ndeshjesh, për herë të parë në histori, Juventusi ka zbritur në fushë me një formacion titullar ku portieri dhe mbrojtja janë të huaj, pra me asnjë italian.