E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Ushtria rrëzon nga pushteti dhe arreston presidentin, shpallet gjendje të jashtëzakonshme

Presidenti i Sudanit, Omar al –Bashir, është rrëzuar nga pushteti dhe është arrestuar nga forcat ushtarake. Burime të ushtrisë sudaneze kanë bërë të ditur se presidenti i vendit, Omar al-Bashir, është tërhequr nga posti pas thirrjeve të vazhdueshme për dorëheqjen e tij.

Lajmi u bë i ditur nga ministri sudanez i Mbrojtjes, Awad Ibn Ouf, i cili sqaroi se ushtria do të mbikëqyrë vendin për një periudhë tranzitore dyvjeçare deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të radhës. Ndërkohë, inteligjenca ushtarake sudaneze ka arrestuar mbi 100 drejtues të Partisë Kombëtare të Kongresit në pushtet.

Midis të arrestuarve është edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Abdel Rahim Mohammed Hussein, ish-nënpresidenti Ali Osman Taha dhe kreu i partisë në pushtet, Ahmed Haroun.

Trupa sudaneze po ashtu janë pozicionuar rreth ndërtesës së televizionit shtetëror dhe raportohet se disa ushtarë kanë hyrë brenda ndërtesës në qytetin e dytë më të madh të vendit, Omdurman.

Po ashtu raportohet se në Aeroportin Ndërkombëtar të Khartoumit janë pezulluar fluturimet, ndërkohë që lejohen vetëm uljet në aeroport.

Më herët, televizioni shtetëror i Sudanit njoftoi se së shpejti ushtria do të bëj një “njoftim të rëndësishëm”.

Gjatë ditës së djeshme, qindra protestues sudanezë qëndruan të ulur jashtë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në kryeqytetin Khartoum për ditën e pestë me radhë, mes thirrjeve të vazhdueshme për dorëheqjen e presidentit Omar al-Bashir.

Sipas Komitetit Qendror të Mjekëve Sudanez, që nga e shtuna të paktën 22 persona janë vrarë në përplasjet midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë të cilat vazhdimisht janë përpjekur të shpërndajnë protestuesit e ulur para shtabit të përgjithshëm të ushtrisë. Policia, nga ana e saj, tha se vetëm një protestues është vrarë.

75-vjeçari Omar al-Bashir ka qeverisur Sudanin që prej vitit 1989. Arrestimi i tij i jep fund sundimit autokratik 30-vjeçar, ndaj të cilit sudanezët janë mobilizuar në protesta duke filluar nga 19 dhjetori i vitit të shkuar.

Presidenti sudanez është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), që e akuzon atë për organizimin e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit në rajonin e Darfurit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...