E premte, 18 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Ushtria në aeroport/ Ish-deputeti: Manovër e qeverisë Rama për të hequr vëmendjen

Grabitja në Rinas e 10 milionë eurove ka cenuar sigurinë kombëtare, pasi aeroporti cilësohet si një ndër zonat më të sigurta në vend. Pas grabitjes ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se ushtria do merrte në dorë sigurinë e aeroportit ë Riasit.

Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” tha se nxjerrja e ushtrisë në aeroport është antikushtetuese. Ai tha se ministrja Xhaçka, me këtë veprim ka shkuar përtej të drejtës kushtetuese dhe e cilësoi si një manovër të qeverisë së Ramës për të hequr vëmendjen nga grabitja e 10 milionë eurove.

“Nxjerrja  e trupave ushtarake për t’u përdorur në shërbime civile bëhet me ligj të veçantë. Tentativa e Ramës për të thënë se ushtria nxirret në raste të veçanta edhe në Francë, është një manipulim i pastër, pasi atje nxirret në raste të terrorizmit dhe dalin me ligj të veçantë.

Ministrja ka shkuar përtej të drejtës kushtetuese dhe sigurisht ka vepruar me urdhër të Ramës. Kjo është manovër e qeverisë së Ramës për të larguar vëmendjen nga grabitja e 10 milionë eurove. Kemi të bëjmë me një keqpërdorim të pastër të ushtrisë”, tha ish-deputeti. Besnik Mustafaj u shpreh se koncesionari po ashtu ka fajet e veta për mospërmbushje të detyrave që kishte.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Navalny e quan Putinin “gënjeshtar”

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet...

‘Euro 2020’/ Holanda mposht Austrinë, i bashkohet Italisë dhe Belgjikës në 1/8

Holanda ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë në ndeshjen e vlefshme për grupin C, dhe së bashku me Italinë dhe Belgjikën, ka...

Mbyti gruan dhe planifikoi të arratisej, momenti kur piloti përqafon vjehrrën

32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, i cili mbyti gruan e tij 20-vjeçare britanike Caroline, është një vrasës tepër gjakftohtë, dhe u mundua të fshinte çdo lloj...

Mediat dhe oligarkët/ Peza: Ja emrat e radhës që do të shpallen “non grata”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe analisti Alfred Peza, parashikon një verë të nxehtë sa i takon situatës politike, teksa u shpreh se shpallja ''non...

Holanda votoi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ka një kusht

Parlamenti holandez i dha dritën jeshile Shqipërisë ditën e sotme, pasi votoi pro hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Megjithatë, për negociatat, Holanda ka...