Ushtria i drejtohet parlamentit, instruktorja vazhdon e qetë stërvitjen (Video)

Video e një instruktoreje palestre të quajtur Khing Hnin Wai, në Mianmar po bën xhiron në rrjetet sociale.

Ajo ndodhej në qendër të qytetit dhe po zhvillonte rutinën e saj ditore, pa ditur dhe pa kuptuar se pas saj po zhvillohej një grusht shteti.

Në video, Khing shfaqet duke bërë ushtrime fizike, pa e vënë re se automjetet ushtarake po drejtoheshin drejt parlamentit.

Disa përdorues të rrjetit vendosën në dyshim vërtetësinë e videos, megjithatë Khing Hnin Wai ka një seri videosh të tjera teksa bën stërvitje, dhe ato i dokumenton në “Facebook”.

Khing ka treguar për mediat, se stërvitjen po e bënte në vazhdën e përgatitjes së një konkursi, duke shtuar se nuk ka bërë asgjë për famë.

Grushti i shtetit ka nisur pasi ushtarët e njohur si Tatmadaw, pretendojnë se ka një manipulim në zgjedhjet e kaluara të zhvilluara në nëntor. Por, deri më tani asnjë provë manipulimi të pretenduar nuk është vërtetuar.