Aktualitet

Ushtria amerikane tregon “muskujt”: Tanke dhe 20 mijë trupa në kufi me Rusinë


               Publikuar në : 10:13 - 07/02/20 Gentjan Progni

Qindra tanke dhe rreth 20 mijë ushtarë amerikanë janë vendosur në kufi me Rusinë. Ky është numri më i madh i ushtarëve amerikanë që përshkojnë Evropën në 25 vitet e fundit.

Ushtria amerikanë do të jetë pjesë e stërvitjes ushtarake “Defender Europe, e planifikuar nga NATO-ja.

Nga ana tjetër, NATO po kalon një periudhë të vështirë, pasi janë shtuar zërat kritikë mbi aktivitetin e Aleancës.

Macron më herët e quajti “të vdekur në tru”, mbështetur dhe nga Trump, i cili tërhoqi vëmendjen për vendet që nuk përmbushin detyrimet buxhetore ndaj NATO-s.

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se madhësia e manovrës është kujtesë për forcën e aleancës.

“Defender Europe, ku bëjnë pjeë rreth 20 amerikanë tregon për përkushtimin e SHBA-së në NATO për lirinë dhe sigurinë në Europë”, u shpreh Stoltenberg.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT