E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Ushqimet pa TVSH, premtim i pa mbajtur”,Braçe: Dështuam për tregje konkurruese

Erion Braçe ka shpërndarë një video të shkurtër nga fushata elektorale e 2013-s, ku premtonte heqjen e akcizës së naftës për fermerët, heqjen e TVSH-së për mallrat e shportës dhe për energjinë elektrike.

Braçe pranon se ushqimet pa TVSH, janë një premtim i pambajtur. Por një angazhim i tillë sipas tij është efektiv në tregje të hapura, të lira, konkurruese dhe jo në tregje të përqendruara, ku çmimet caktohen nga një grusht biznesmenësh.

Ndër të tjera, ai shton se energjia elektrike pa TVSH apo me TVSH të reduktuar siç ka qenë angazhimi në program, mbetet nje opsion, por veç për kategori në nevojë, me të ardhura të vogla apo ndihmë ekonomike. Këto gjithnjë brenda një pakete të plote ndihme, që përfshin kujdesin shëndetësor etj.

Statusi

PO NUK NDRYSHOVE KURRE MENDJE, NUK NDRYSHON ASGJE!

Per shkak te nje KUFOME qe flet ne Kuvend, e gjithe zarbemedia qe paguhet prej tij, klienteve te tij, sponsorve te pushtetit te hamendesuar te tij, kjo video mu postua ca here ne inbox.

Natyrisht, per shkak te popullimit te zarbemedias me te paditur, analfabete funksionale, idiote epike, thashe ti le te gezojne vulgun me te;

Por kjo kulture sipas te ciles idioti eshte i zgjuar, i padituri eshte moralist, injoranti eshte gjykates e te gjithe ne nje sulmojne, fyejne, shajne, poshterrojne, DUHET ZHBERE, duke nisur nga parate e tyre te ndyra.

Kaq per ta;

Nderkohe per shqiptaret qe ju ka bertitur ne fytyre ky takem, dua te sqaroj:

  1. Nafta pa Akcize per bujqesine (angazhim ne Divjake), jo vetem eshte premtim i mbajtur, por I TEJKUAR kur ju kemi dhene bujqeve NAFTE PA LEKE per siperfaqen e tokes se punuar, mbjelle, kultivuar;
  2. Plehrat Kimike, Farerat, Fidanet, Makinerite e Paisjet Bujqesore etj PA TVSH, eshte premtim plotesisht i mbajtur prej disa vitesh per cdo bujk kudo;
  3. Ushqimet pa Tvsh, eshte nje angazhim i pa mbajtur;

UNE NUK FSHIHEM, JAM KUNDER TIJ SOT.

Nje angazhim i tille ka kuptim, ka vlere, eshte efektiv e ndikon ne uljen e cmimeve, ne tregje te hapura, te lira, konkurruese, jo ne TREGJE TE PERQENDRUARA, KONTROLLUARA E KU CMIMET CAKTOHEN NGA NJE GRUSHT BIZNESMENESH;

Ne te tilla, uljen e tatimeve e taksave e fitojne keta, ASFARE NJEREZIT!

Po ua them troc:

NE 30 VITE TE GJITHE, PO TE GJITHE, DESHTUAN E DESHTUAM TE NDERTOJME TREGJE TE HAPURA, TE LIRA E KONKURRUESE!

Ne cdo treg produkti apo sherbimesh, ka 2, 3, 4 kompani qe kontrollojne tregun, bashkerendojne sjelljen, caktojne cmimet, ndajne fitimet per vete e kurre per konsumatorin;

Ndodh qe ne ate treg ka edhe 10 kompani, por 90% te tregut e kontrollojne dhe gezojne 2-3 kompani!

NJE EKONOMI E TILLE NUK ESHTE EKONOMI E TREGUT TE HAPUR, TE LIRE E KONKURRUESE!

  1. Energjia Elektrike pa TVSH apo me TVSH TE REDUKTUAR-sic ka qene angazhimi ne program, mbetet nje opsion, por vec per kategori ne nevoje, me te ardhura te vogla apo ndihme ekonomike; gjithnje brenda nje pakete te plote NDIHME qe perfshin kujdesin shendetesor etj.

Kaq kete here!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...