‘Urojnë që të vdes nga Covid-i’/ Trajneri i Premier League shokon me deklaratën

Trajneri i Njukasëllit, Stiv Brus zbuloi së fundmi në mediat angleze se ka marrë kërcënime me vdekje nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale.

60-vjeçari pranoi se është ndjerë i tmerruar kur ka parë komentet të personave anonimë urojnë që ai të vdesë nga Covid-19.

Në Britaninë e Madhe, janë shtuar sulmet verbale në rrjetet sociale ndaj futbollistëve, si dhe ndaj gjyqtarit Majk Din, i cili është kërcënuar me vdekje për dy vendime të gabuara në një ndeshje të Premier Ligës.

“Këto kompani të rrjeteve sociale duhet t’i mbikëqyrin më mirë këta situate. Unë jam sulmuar me fjalë të rënda dhe kërcënime me vdekje. Kur shikoj një gjyqtar që pëson një gjë të tillë, sepse bëri një gabim si dhe njerëz që të kërcënojnë me jetë, është vërtet e tmerrshme. Duhet të veprohet sepse jashtë ka njerëz që mund t’i bëjnë seriozisht këto gjëra. Është skandaloze! Ka gjëra si p.sh. që shpresojnë që unë të vdes nga COVID”, shprehet trajneri i Njukasëllit, Stiv Brus.