E enjte, 21 Janar, 2021
7 C
Tirana

Urimi i Kryemadhit për shqiptarët: Të mbyllim këtë kapitull tranzicioni

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Vitit të Ri.

Kryemadhi është ndalur te fakti që 2020 nuk ka qenë fare një vit i lehtë për të gjithë shqiptarët për shkak të rritjes së papunësisë dhe çmimeve të larta.

Përmes një videomesazhi, Kryemadhi u shpreh se një Shqipëri më e mirë po vjen, dhe uroi  që 2021-i të sjellë shpresë të re, energji të re dhe më shumë mundësi.

Mesazhi i Kryemadhit:

Përshëndetje të gjithëve. 

2020-a ka qenë një luftë për të gjithë ne. Ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë. Ne pamë rritje të papunësisë, çmime të larta, më pak mundësi dhe më shumë shqiptarë që largohen nga vendi ynë.

Shumë shqiptarë po luftojnë për të mbijetuar.

Uroj me zemër të gjithë shqiptarët e mi që 2021-i të sjellë shpresë të re, energji të re dhe më shumë mundësi. Kjo është arsyeja e angazhimit tonë, të rikthejmë shpresën në Shqipëri.

Një Shqipëri më e mirë po vjen. Së bashku ne mund ta kthejmë Shqipërinë të ndihet sërish si një shtëpi dhe të mbyllim këtë kapitull tranzicioni. Gëzuar Vitin e Ri 2021. Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...