Nga sot, ndërhyrjet kirurgjikale urgjente dhe ato të patologjive malinje do të kryhen në Spitalin e Traumës, dhe aty do të sherbejnë edhe mjekë e anestezistë të Spitalit Universitar Nënë Tereza.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar nisjen e punës së Urgjencës Kirurgjikale tek Spitali i Traumës. Në një video-mesazh të publikuar në faqen e kryeministrit Edi Rama, Manastirliu tha se tashmë ka nisur puna, dhe tek Trauma priten të gjitha urgjencat kirurgjikale.
“Ne po behemi gati edhe për të hapur spitalin e dytë Covid, “Shefqet Ndroqi” ku dhe aty po behet organizim i mirefillte per burimet njerezore qe do shtohen dhe gjithe organizimit, per ti bere balle ketij infeksioni e per te organizuar punen qe te kemi sa me pak perhapje e te ruajme burimet tona njerezore”.