E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Urdhri i Stomatologut thirrje urgjente klinikave

Mjekët stomatologë pritet të mbyllin klinikat deri në datën 3 prill. Mëngjesin e së enjtes, Urdhri i Stomatologëve Shqiptarë u ka bërë thirrje mjekëve stomatologë të ndalin punën dhe të mbyllin shërbimin dentare deri në datën 3 prill.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë mjekëve stomatologë si dhe personelit të klinikave dentare, që të mbyllin shërbimin dentar deri më datën 3 prill 2020. Shërbimet e urgjencës dentare të kryhen vetëm konform Protokollit të O.B.SH.”, thuhet në njoftimin e Urdhrit të Stomatologëve.

Pak çaste më parë, kryeministri Edi Rama ka bërë publike të tjera masa në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19. Kreu i qeverisë bën me dije se kjo luftë nuk mund të fitohet ndryshe, prandaj, nga e premtja deri të dielën në mesnatë, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të transportit ndër-urban, nga Tirana, Durrësi dhe çdo zonë tjetër e vendit.

Bashkë me to, ndalohet edhe qarkullimi i automjeteve private në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë. Të vetmet mjete që do të lejohen të qarkullojnë janë vetëm automjetet shtetërore, autoambulancat dhe mjetet që transportojnë mallra.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...