E martë, 25 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

Urdhër i ri/Rekord infektimesh në Greqi, disa qytete futen në karantinë

Greqia numëron rreth 35.000 raste dhe mbi 610 viktima nga COVID-19. Nga dita e nesërme, pritet që kryeministri grek të shpallë masat e reja për përballimin e valës së dytë të koronavirusit, që sipas tij është me rrezikshme dhe agresive se ajo që filloi në muajin mars.

Pas konsultimeve me ekspertët, Kyriakos Mitsotakis ka thëne se prej ditës se sotme Selaniku, Rodhopi dhe Larisa hyjnë ne zonën e kuqe, me rrezikshmëri të larte te nivelit 4, pra ne atë te një karantine lokale. E për rrjedhojë do të mbyllen përkohësisht disa prej bizneseve dhe shërbimeve publike, me përjashtim te shkollave, supermarketeve dhe dyqaneve te shitjes me pakicë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka thënë se qëllimi kryesor mbetet shmangia e një karantine kombëtare. Ndërsa pritet hartimi i një plani për muajt e ardhshëm. “Ne tani e dimë se cilat aktivitete ekonomike shkaktojnë një përhapje të shpejtë të virusit dhe cilat jo, kështu që ne do te hartojmë planin tonë për muajin e ardhshëm me të dhënat reale, të cilat i kemi në dispozicion”.

“Por në bazë të parashikimeve dhe shifrave, jemi vetëm 2 deri në 3 javë prapa asaj që vendet e tjera evropiane po përjetojnë sot, ndaj është e detyrueshme te marrim masa urgjente, që të shmangim presionin mbi sistemin shëndetësor qe tashme është më i madh se kurrë. Për të parandaluar më të keqen, dhe për të shpëtuar jetën e njerëzve”, ka thëne kryeministri grek.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...