Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Upupu, ç’janë këto”/Vjehrra “përplaset” në emision me nusen dhe djalin e sëmurë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Rikthehet në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, historia e trishtë e familjes Çufe. Pas apelit të nënës Jaze Çufe, e cila dy ditë më parë rrëfeu në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” jetën e vështirë me djalin dhe nusen, ka reaguar kjo e fundit.

Dallëndyshe Dervishi është 38 vjeçe dhe jeton prej disa vitesh në Vlorë me dy fëmijët dhe bashkëshortin, i cili vuan nga Hepatiti. Në një lidhje skype, nusja tregoi versionin e saj të njohjes më familjen Çufe, martesën me Anxhelon dhe bashkëjetesën e vështirë në një çati me vjehrrën. Ajo thotë se është martuar me shkesë, përmes vjehrrit të saj, por i mbajnë të fshehtë sëmundjen e djalit.

Këtë të vërtetë 38-vjeçarja e mëson pas gjashtë muajsh martesë dhe të gjitha kursimet e vajzërisë i përdor për kurimin e burrit. Ajo thotë se ka marrëdhënie të mira me burrin, por sëmundja e ka bërë shumë të vështirë jetesën e çiftit, ndërsa vjehrra, sipas saj, vetëm provokonte konflikte. Vjehrra dhe nusja u përballën “live” në emision, ku ndërhyri dhe djali, i cili iu lut të ëmës t’i lërë të qetë, pasi ai dhe bashkëshortja shkojnë shumë mirë.

Përplasja live:

Vjehrra: Unë respektin ja kam bërë me të gjitha. Ajo nuk i pranon të vërtetat, por është një Zot i madh që shikon dhe gjykon. Marrëdhënia është krisur për arsye se kjo pretendon se dua t’i marr shtëpinë, por kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk e kam shprehur një dëshirë të tillë. Atë e bezdis shumë prezenca ime, por unë e kam djalin të sëmurë.

Nusja: Nuk është aspak e vërtetë.

Vjehrra: Nuk dua të jetoj më me nusen, dua të dal me vjehrrin tim, që kam kaq vite që e humbas. Unë e kam djalin shumë sëmurë. Ajo bërtet, dëgjon gjithë lagjja, më ka bërë dhunë në lagje. Ta thotë pse u thye marrëdhënia jona, ta thotë që bëri këtë e atë dhe unë e fal me shpirt. Ajo nuk më donte në shtëpi, nuk më lë të jeton në shtëpi. Ata të shikojnë jetën e tyre se kam 11 vite që e duroj.

Nusja: Edhe unë kam shumë hall të madh, së pari kam bashkëshortin që unë e di si flej e gdhihem me të. E di unë si i kaloj netët me burrin tim. Unë e dua shumë burrin, shes edhe mëlçinë për të. Vjehrra ka 11 vite që jeton në Greqi. Ajo le të kthehet në shtëpi, se është e saja. Asnjëherë në botë nuk do ta provoj, apo të ngre zërin. Por edhe unë nuk dua të provokohem, sepse edhe unë kam gjak. U nisa më shumë se 1 vit e gjysmë në Gjermani, vjehrra ishte në Greqi dhe burrin e saj lashë në shtëpi. Pse s’u kthye ajo në Shqipëri të qëndronte me të. Ajo mund të kthehet kur të dojë në shtëpinë e saj.

Vjehrra: Nuk më linte të përkëdhelja fëmijët. E çoi vajzën në Tiranë, edhe pse qante nga mëngjesi deri në darkë.

Nusja: Nuk është e vërtetë, upupupu çfarë janë këto.

Vjehrra: E mbyll vajzën me çelës në dhomë.

Nusja: Po ti harron që e nxore, harron ç’ke bërë.

Vjehrra: Unë i dua fëmijët të gjithë njësoj, edhe nuset, që të kalojmë të gjithë bashkë në harmoni. Unë jam shumë e zonja t’i bëj bashkë fëmijët, por tani e tutje nuk mundem, sepse ajo do fillojë prapë të sajat.

Nusja: Zonja mund të kthehet në shtëpinë e saj, nuk jam unë pengesa, arsyet e saj nuk i di. Mos të thotë se më provokon nusja. Mos të thotë se nuk kam punuar, kemi punuar edhe unë, edhe burri. Kur ajo ishte në Shqipëri na ndau ushqimin, tha që ti do gatuash mënjan, unë në anën tjetër, dhe ne do hamë në tavolinë secila gjellën e vet. Ne i thamë nëse na ndave ushqimin, na ndaj dhe shtëpinë. Këtu kanë krisur debatet. Nuk është e vërtetë që na ka mbajtur ajo dhe ne nuk kemi punuar.

Anxhelo, djali: Shkaku ka qenë se mamaja ime na ka ndarë ushqimin dhe më tha ‘dil jashtë nga shtëpia’. Këtë e dinë të gjithë njerëzit. Më tha që të largohem nga shtëpia. Po i thashë “ku të shkoj, në rrugë?” Më tha “nuk më intereson”. Njerëzit tanë e dinë shumë mirë këtë gjë. I lutem shumë, unë me bashkëshorten kaloj shumë mirë, po të mos kisha këtë grua, nuk do të isha sot e kësaj dite.

Vjehrra (nëna e Anxhelos): Ti u ngrite të më qëlloje me grushte.

Djali: Nëna ime nuk e do nusen time, arsyeja është shumë e vështirë. E kam marrë në telefon dje mbi 20 herë dhe nuk ma ka ngritur telefonin. I lutem të më lërë të qetë të jetoj me familjen time. Që sot ajo le të vijë te shtëpia jonë, edhe bashkëshortja ime është dakord.

Vjehrra: Këtë vit po punoj për veten time, sepse jam në prag të pensionit. Do rikthehem në banesë në fund të muajit maj. Unë kërkoj që ata të jetojnë larg meje dhe unë të futem në shtëpi. Kam një dhomë përjashta, dhomë e kuzhinë, Anxhelo të dalë e të jetojë aty.

Djali: Unë nuk e pranoj atë që thotë nëna ime. Unë kam dhomën time, kam ikur 14 vjeç në Greqi dhe kam punuar për këtë shtëpi./BalkanWeb

Tags: djali i semurefamilja Çufe.GreqiJaze Çufenusjashtëpia

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Haradinaj tregon se kur do të liberalizohen vizat për Kosovën

Hodhi fishekzjarrë në stadium, i riu identifikohet nga kamerat e sigurisë

Nga dosja e Moisi Habilajt deri te Arbër Çekaj/ 24 çështjet që do hetoj SPAK-u







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com