Drejtori i Komunikimit me Median në Kryeministri, Endri Fuga ka marrë pjesë në votimet e zgjedhjeve vendore, të braktisura nga partitë opozitare.
Në një postim në Twitter, ‘krahu i djathtë’ i kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e gishtit me bojën e votimit. Ndërsa përshkrimi i fotos ishte:
‘Unë Votova dhe ishte super, Voto edhe Ti për Shqipërinë’.
Votimet e sotme mbyllen në orën 19:00, ndërsa përgjithësisht procesi ka qenë i qetë, veç disa incidenteve por pa të lënduar deri më tani.
#UneVotova dhe ishte super?#VotoedheTi per Shqiperine?? pic.twitter.com/drnh4D6UpR
— Endri Fuga (@endrifuga) June 30, 2019