E martë, 26 Janar, 2021
9 C
Tirana

”Unë jam Klodiani”/ Këngëtari Stresi në krye të protestës: Ja ku më keni mua

Këngëtari, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi është i pranishëm në protestën që po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme ku bashkë me të rinjtë e tjerë kërkon drejtësi për Klodian Rashajn që u vra nga efektivi i policisë.

Stresi, i pyetur se çfarë do të bëjë nëse policia del kundër tyre, tha me bindje se është i aftë të vetëflijohet.

Ai shtoi më tej se mund ta vrasin të parin, por policët duhet të dinë se atij ka kush ia merr hakun dhe se nuk është si Klodiani, që ishte vetëm atë natë.

“Do të flijohem. Le të vijnë të më vrasin…unë ja ku jam të më vrasin të parin po patën b*ythë. Por ka një ndryshim unë nuk jam si Klodiani atë natë që ishte vetëm. I kam të gjithë me vete. Do të flijohem këtu se mu aka kush ma merr hakun. Unë jam Klodiani, unë jam Klodiani,”- tha Stresi ndër të tjera.

Klodian Rasha, 25-vjeç është ekzekutuar me dy plumba këtë të martë, 8 dhjetor, nga një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij, duke thyer orën policore.

Policia shprehet se Rasha ka kërcënuar efektivin e policisë, ndaj ai ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe në errësirë. Por, ndryshe thonë familjarët dhe fqinjët të cilët shprehen se rruga është me ndriçim dhe i riu nuk mbante asnjëherë armë me vete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I doli emri tek përgjimet, Ilir Kulla i çon mesazh gazetarit live në emision

Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisionit “Opinion”, Kulla...

Gazetarja Lala: Antonio Gallo ka hyrë dhe ka dalë me dhjetëra herë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të tjera në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku flitej për politikanë shqiptarë të lidhur me Ndrangheta-n. Ajo...

Përgjimet/ Lubonja: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor

Analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane...

Kreshnik Spahiu: Ndragheta nuk hyn tek ne sepse ka frikë nga mafia shqiptare

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka dhënë një ide tjetër lidhur me përgjimet e antimafias për lidhjet e Ndrangheta-s me mafien shqiptare. Sipas tij, Ndrangheta...

Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Një aksident i rëndë nga ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjë i policisë. Në aksident janë përfshirë dy...