Me gjasë, Unaza e Madhe do të përfundojë në tetor të vitit 2022. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në emisionin “Breaking” në Top News, tha se punimet kanë ecur me ritme të shpejta. Ajo u shpreh se synojnë që të gjitha lotet që kanë përfunduar dhe ato që po përfundojnë, do dorëzohen brenda fillimit të vitit tjetër.
“Unaza po shkon shumë mirë. Është punuar me ritme të mira. Unë shkoj në kantiere për të tërhequr veshin jo për të dhënë medalje, por punimet janë mbresëlënëse si nga koha edhe cilësia.
Pjesa e “Pallatit me Shigjeta” ka nisur më vonë, por kjo pjesë e Unazës ka si afat dorëzimi tetorin 2022, por mendoj se loti i Shqiponjës dhe tjetri janë gati, dorëzohen brenda këtij viti. Ne synojmë që të gjitha lotet që kanë përfunduar dhe ato që po përfundojnë, do dorëzohen brenda fillimit të vitit tjetër. Gjysmën e aksit të Unazës së Madhe ta kemi funksionale”.