E shtunë, 31 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Ultrasit kroatë dhunojnë lojtarët në rrugë, mes tyre dhe mbrojtësi kuqezi

Në Kroaci ka ndodhur një incident që nuk i shkon aspak për shtat futbollit, ultrasit e ekipit Hajduk Split kanë dhunuar në qendër të qytetit futbollistët e ekipit. I gjithë ky zemërim erdhi pas humbjes 1-2 në shtëpi përballë Dinamo Zagrebit. Tifozët si duket nuk e kanë përtypur këtë humbje dhe kur janë përballur në rrugë me lojtarët u kanë kërkuar llogari për paraqitjen në fushë dhe më pas konflikti ka degjeneruar në dhunë fizike.Mes lojtarëve të dhunuar ka qenë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Hysen Memolla. Pesë tifozë të ekipit fillimisht kanë sulmuar verbalisht lojtarin Said Ahmed, i cili nuk bëri një paraqitje të mirë kundër Dinamos së Zagrebit. Më pas, ultrasit e irrituar përdorën edhe duart duke goditur lojtarin e Hajduk. Për të mbrojtur shokun e skuadrës ndërhyri Marko Futacs, i cili mori disa goditje në kokë me shkelma nga ultrasit. Gjatë përleshjes ishte edhe Hysen Memolla, Hamza Barry e Savvas Gentsoglou.

Klubi i Hajduk Split dënoi aktin e tifozëve duke iu kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin agresorët para ligjit. Hysen Memolla nuk ishte prezent në fushë e as në stol për Hajduk Split gjatë ndeshjes kundër Dinamo Zagreb.Ndërsa menjëherë pak këtij akti të shëmtuar presidenti i ekipit, Ivan Kos ka dhënë dorëheqjen nga ky post, pas humbjes në kampionat përballë Dinamos së Zagrebit. Numri një i klubit kroat i paraqiti kërkesën e tij Bordit të Mbikëqyrjes për të mbyllur bashkëpunimin mes tyre. Gjithsesi Ivan Kos do të qëndrojë në krye të klubit deri në momentin që klubi do të zgjedhë pasuesin e tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...