Ulje pagash? Ilir Beqaj: Pse Petrit Vasili të marrë 840 mijë lekë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka sqaruar deklaratën që bëri ditën e djeshme për uljen e pagave dhe pensioneve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Beqaj tha se me pensionistët nuk është marrë fare, duke akuzuar mediat se kanë shtrembëruar fjalët e tij.

Beqaj tha se e kishte për disa “pensionistë” si Petrit Vasili dhe Klajda Gjosha që marrin nga 800-900 mijë lekë.

Ndërkohë nuk kanë munguar as reagimet nga Kuvendi, teksa Përmeti i ka sugjeruar të kurohet urgjentisht pasi është e turpshme.

Pjesë nga debati:

Andi Përmeti: Ky ka ikur nga mendorja. Po po zoti Beqja, them se keni nevojë për kurim urgjent. është e turpshme

O i çmendur, o i pashpirt. Nuk e di nëse e ka bërë në bashkëpunim me Ramën. Nëse e ka bërë nga mendja e tij të kujdeset

Ilir Beqaj: Nuk jam marrë me pensionistët fare. Ka disa tituj gazetash që thonë dyshohen.
Propozimi im që pensionisti Petrit Vasili mos marrë 840 mijë lekë, por 630 mijë lekë pse është i pamoralshëm.
Pensionistja Klajda Gjosha pse të marrë 900 mijë lekë? Ato që të çojnë me plagjiatura mund t’i lexosh vetë.