Partia Demokratike hedh poshtë raportin e INSTAT, i cili flet për ulje të numrit të personave të papunësuar në vendin tonë.
Në një deklaratë për mediat, ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, shprehet se të dhënat e këtij institucioni nuk konfirmohen, pasi statistikat tregojnë rezultate të tjera.
“Rreth 300 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi. Realiteti i Ramës e nxjerr vendin tonë si vendi më pak i papunë në rajon. Ai pretendon se në tremujorin e dytë të vitit janë punësuar 21 mijë persona. Çmimi i natës është i shtrenjtë dhe nuk ka pasur asnjë investim të huaj. Ulja e papunësisë që ka nxjerr INSTAT përgënjeshtrohet nga të dhënat po këtij institucioni. Të dhënat e Ramës nuk konfirmohen. Statistikat tregojnë të dhëna të tjera, pasi fuqia blerëse ka rënë. Vetëm në realitetin e Ramës ka punësim”, tha Nurja.