E martë, 7 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Thaçin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë përcjell deklarata në forta në rrjetin social Facebook. Ai thotë se Rama dhe Thaçi kanë...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 28-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin...

Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë takimit online, Hoti iu prezantoi kryetarëve të komunave...

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar “Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë”, i cili është projekti më...

Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Gjatë raportimit të tij të përjavshëm përpara gazetarëve, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen...

“Pandemia ekziston, sëmur, merr jetë”/ Brataj: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni

Për të gjithë skeptikët, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan në rrjetin social Facebook, se koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë. Brataj radhit...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të ndjeshme në numrin e rasteve të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas mediave vendase,...

Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së në Kamëz

Ish-kryebashkiaku i Kamzës njëherazi kreu i PD-së për këtë zonë elektorale Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa mësohet se ai do të...

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 31 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Nga të cilat: 8 në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 2 në Krujë, 2 në Elbasan dhe 1 në Lushnje. Numri i rasteve aktive në vend është 346.

Deri më tani në Shqipëri janë regjistruar 1,416 raste me COVID-19.

Deklarata e plotë

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 31 raste të reja dhe 33 të shëruar në 24 orët e fundit

Një humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për respektimin e masave

Dr. Eugena Tomini
Insituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e fillon kominikimin e sotëm me një thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë popullatën, të jemi më të kujdesshëm për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë ndaj Covid19, të respektojmë distancimin fizik jo më pak se 1.5 m, aty ku nuk është e mundur të respektohet të përdoret maska mjekësore, të evitojmë grumbullimet masive, në ceremoni festive, mortore, fetare, të evitojmë kontaktet, dhënien e duarve dhe përqafimeve, të respektojmë higjenën respiratore, kollitje e teshtime të kryhen në këndin e brrylit dhe të gjitha masat duhet të kombinohen me higjienën e larjes së duarve. Është shumë e rëndësishme që në këtë luftë kundër Covid 19 të jemi të gjithë bashkë!!
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, hetimi dhe gjurmimi aktiv i rasteve në terren. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.
Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.
Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë.
Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.
Aktualisht në spitalin infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

Lexo edhe :   Trump: 99% e rasteve me koronavirus në SHBA janë “të padëmshme”
Lexo edhe :   Pandemia/ Më në fund, Italia po shkon drejt shërimit

Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e rregullave dhe për të mos e ulur vigjilencën në asnjë moment.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (12 Qershor 2020)
Testime totale 19862
Raste pozitive 1416
Raste të shëruara 1034
Raste Aktive 346
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 199
Shkodër 45
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 15
Pukë 7
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 3
Mat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Teuta rimerr vendin e tretë

Sherif Kallaku e ka ngjitur edhe njëherë tjetër Teutën në vendin e tretë në klasifikim, pasi ka shënuar golin e fitores ndaj Skënderbeut. Mesfushori 22-vjeçar...

Werder Bremen dhe Rashica “mbijetojnë” në Bundesliga-n gjermane

Werder Bremen dhe Rashica “mbijetojnë” në Bundesliga-n gjermane! Bremen do të jetë edhe sezonin e ardhshëm mes më të mirëve të futbollit gjerman. Skuadra me të...

Sherr masiv në kampin e emigrantëve në Greqi

Një sherr masiv ka ndodhur në kampin e emigrantëve Moria, në ishullin grek të Lesbos. Raportohet se një i ri afrikan ka ndërruar jetë, ndërsa...

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Eksplorimi i planetit Mars

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina kanë në plan të lëshojnë veçmas anije hapësinore robotike drejt planetit Mars. Planeti i...