E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Ujë, ujë, shpejt”, Fifit i bie të fikët gjatë transmetimit LIVE (FOTO-VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, në “Big Brother VIP” ndodhi një situatë e sikletshme. Në kohën kur po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarës dhe Pajtimit, lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit.

Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë, dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli. Fifi tha se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Madje ajo kërkoi që të linte shtëpinë. Pas tensionimit të situatës, Fifit i bie të fikët.

Pjesë nga debati:

Balina: Ke ndërhyrë dhe kjo është hera e dytë që ndërhyn në një lidhje. Leji të bëjnë çfarë duan ata. Të ka dalë loja nga duart, dhe po e humb vëmendjen.

Fifi: Unë nuk kam nevojë për një vëmendje të tillë. Për këtë vëmendje unë dal nga shtëpia urgjentisht tani. Arbana dal nga shtëpia tani.

Në këto momente Fifit i bie të fikët.

Pas pak çastesh, produksioni njoftoi se është mirë dhe se ndodhej në dhomën e gjumit për tu qetësuar.

Pas hapësirës publicitare, e pasi u qetësua, Arbana e ftoi Fifin në dhomën e rrëfimit. Sipas Fifit këto janë gjëra të tmerrshme që po i ndodhin dhe Arbana për ta qetësuar i tha:

“E di çfarë është e tmerrshme Fifi? Të rrëzohet një autobuz me njerëz në Bullgari, të humbasë jetën një artiste e re, fëmijë që s’kanë bukë, njerëz që nuk kanë çati mbi kokë. Ti je person publik. A e di sa gjykohem unë si arrogante, mëndjemadhe? Unë nuk do lë punën time, do vazhdoj të eci përpara. Mendimet ndryshe duhen pranuar, se jetojmë në një botë demokratike”.

Lexo edhe :   Fifi i shkruan letër vetes në "Big Brother VIP"
Lexo edhe :   Fifi i shkruan letër vetes në "Big Brother VIP"

Fifi u mendua dhe vendosi ta vazhdojë lojën, dhe ta përballojë rrugëtimin.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...